Çka dëshiron të bëjë për ty Jezusi?

Nov 18 • Meditimi i ditës

18 nëntor 2019 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1Mak 1,10-15.41-43.54-57.62-64; Ps 119,53.61.134.150.155.158; Lk 18,35-43)

 

Prania e Hyjit

Ndërsa po qëndroj pranë kompjuterit, Hyji është këtu i pranishëm,
ai i jep jetë jetës sime dhe gjithë atyre sendeve që më rrethojnë.
Do të qëndroj një moment në heshtje,
dhe do të bëhem i/e vetëdijshëm/e për praninë e Hyjit.

 

Liria

Kur e ndiej veten të robëruar dhe kur gjithçka më ngarkon,

madje edhe atëherë kur rrezet e diellit nuk arrijnë në hapësirën ku ndodhem,

edhe atëherë, në heshtjen e thellë, shpirti im është i/e lirë dhe i/e papenguar.

Në këtë liri shpirti po të drejtohem ty.

 

Ndërgjegjësimi

E pyes veten, si po e ndiej veten sot?

A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?

Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,

a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që po më shqetësojnë?

 

Fjala e Zotit

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Zotit avash, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Lk 18, 35-43

35 Kur Jezusi po i afrohej Jerihos, një lypës ishte ulur në një skaj të rrugës e po lypte. 36 Kur dëgjoi se po kalonin shumë njerëz, pyeti ç’është. 37 Ata i thanë:

“Po kalon këndej Jezusi prej Nazaretit.”

38 Ai zuri të bërtasë:

“Jezus, Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!”

39 Ata që ecnin përpara i bërtitnin të heshtte, por ai bërtiti edhe më të madhe:

“Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!”

40 Jezusi zuri vend dhe urdhëroi t’ia sillnin para. Kur ky u afrua, Jezusi e pyeti:

41 “Çka dëshiron të bëj për ty?”

Ai u përgjigj:

“Zotëri, që të shoh”

42 “Shih! ‑ i tha Jezusi ‑ Të shpëtoi feja jote!”

43 Atij i erdhi aty për aty drita e syve dhe u nis pas tij duke i dhënë lavdi Hyjit. Edhe populli mbarë, kur pa këtë mrekulli, i dha lavdi Hyjit.

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Në paragrafin e sotshëm të ungjillit, njeriu i verbër e di në mënyrë krejt specifike se si dëshiron të shërohet; ai dëshpërimisht dëshiron të shohë përsëri. Ai është i bindur se Jezusi i Nazaretit mund ta shërojë. Përkundër qortimeve të atyre përreth tij, i verbri bërtet me zë të lartë edhe më shumë, derisa u dëgjua.
    Nëse e vendosi veten në këtë histori, duhet ta marrë parasysh çfarë është ajo që më duhet të bërtas të më dëgjoj Jezusi për të më shëruar. Cilat janë vuajtjet, brengat e mia? Kufizimet e mia?
  • Një miku im rrëfente: Vajza ime po përgatitej për herë të parë për sakramentin e rrëfimit/pajtimit. Në famullinë tonë prindërit marrin pjesë në sakramentin menjëherë pas fëmijës së vet. Për tu përgatitu vërtet, më duhet të marrë pjesë në këto pyetje lidhur me hallet dhe nevojat e mia për tu shëruar. Besimi ynë, tradita dhe Zoti ofrojnë kaq shumë mundësi për shërim dhe hir, por unë nuk mund të hyj në lëkurën e të verbrit, gjë që ndodh shpesh herë.
  • Ndërsa e dëgjon ungjillin përsëri, pyete veten: Çfarë mjerime janë duke më mbajtur që nuk po e kam një marrëdhënie të drejtë me ata rreth meje? Për çfarë më duhet të qajë me zë para Jezusit që të më shërojë? A më duhet të bërtas edhe nëse të tjerët rreth meje më bërtasin që të heshtë? Si mund ta pranoj hirin shërues që më ofrohet në mënyrë që të mund të marr pjesë plotësisht në kohën e Ardhjes?

 

Bashkëbisedimi

Jezusi më pyet: “Çfarë po ndodh?” A ka ndonjë gjë të rëndësishme që është duke ndodhur në jetën time? O Zot, bëj që të jem i/e  vëmendshëm/e, vigjilent/e dhe i/e gatshëm/e kur të kalosh pranë.

“Çka dëshiron të bëj për ty?” Jezusi ma bën këtë pyetje çdo ditë. Por a ka fare ndonjë gjë që dëshiroj, apo shpirti im është gjysmë i gjallë?

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »