Simpozium shkencor në Tiranë: “Përmasa europiane e Pjetër Bogdanit”

Nov 21 • Kisha ndër Shqiptarë

Dje, më 20 nëntor 2019, u bajt simpozium shkencor për Imzot Pjetër Bogdani me rastin e 330 vjetorit të kalimit të tij në amshim,  me titull “Përmasa europiane e Pjetër Bogdanit”, e cila u mbajt në Muzeun Kombëtar, salla “Konstantin Shpataraku”, i organizuar nga fondacioni Imzot Lucjan Avgustini – FILA dhe Akademia e Studimeve Albanalogjike. Ishin të pranishëm rreth 50 persona, ashtu si ishte përgatitur, të ishte një takim i nivelit shkencor.

Merrnin pjesë Nunci Apostolik në Tiranë, Mons. Charls J. Brown, Argjipeshkvi i Tiranës, Mons. George Frendo, Argjipeshkvi i Tivarit në pension dhe president i fondacionit “FILA”, Mons. Zef Gashi, Argjipeshkvi i Tivarit dhe administrator ad interim i Kotorit Mons. Rrok Gjonlleshaj, ipeshkvi i Sapës, Mons. Simon Kulli, Ipeshkvi i Prizren-Prishtinë Mons. Dodë Gjergji, përfaqësues i kryetarit të Tiranës, meshtar nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, shkrimtarë e figura tjera publike.

Moderatori i këtij simpoziumi Tomë Preka, në fillim paraqiti shkurtimisht arsyen e këtij organizimi dhe pastaj ia dha fjalën hyrëse presidentit të fondacionit Fila, Mons. Zef Gashit, i cili paraqiti historikun dhe veprimtarinë e fondacionit. Fjalë përshëndetëse mbajtën, Mons. George Frendo, argjipeshkvi i Tiranës, Nunci Apostolik Mons. Charls J. Brown, i cili tha se Bogadani ka qenë njeri nga ato figura që më ka bërë të hyjë në historinë e kishës katolike ndër shqiptarë dhe kulturës shqiptare, pasi ky ishte një intelektual i kalibrit të lartë të kulturës katolike shqiptare.  dhe një përfaqësues i kryetarit të Tiranës z. Erion Velijaj. 

Pas fjalëve përshëndetëse filloi pjesa e kumtesave. I pari ishte Don Lush Gjergji, me temën “Visioni europian i një Bariu si Pjetër Bogdani” që e vlerësoi figurën e Bogdanit si njeri me vizion të qartë të krishterë dhe europian, që mund të jetë një figurë model edhe oër kohën tonë në rrugën e forcimit t identitetit dhe të integrimeve europiane. Ligjërata e dytë ishte nga Prof. Dr. Evalda Paci, me temën “Homazh ma të vjetrit ndër shkrimtarët e hershëm të shqipës Imzot Pjetër Bogadani”, pastja Prof. Dr. Agron Gjekmarkaj, me temë “Pjetër Bogdani – ideologu i identitetit të Shqiptarëve. Ligjëratën e fundit e mbajti Prof. Dr. Anila Omari, me temën “Me frymë atdhetare dhe iluministe: përpjekje e Pjetër Bogdanit për pasurimin e gjuhës letrare shqipe”.

Pas ligjëratave u hap pjesa e opinioneve dhe pyetjeve, që e bëri edhe më të gjallë simpoziumin me ide dhe opinione të audiencës. Në këtë pjesë e morën fjalën Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Prizren-Prishtinë, që theksoi disa nga thëniet më të njohura të Bogdanit që na shërbejnë si udhërrëfyes për jetën e kishës dhe të kombit. Pastaj Imzot Rrok Gjonlleshaj, i cili e cilësoi Bogdanin shembull të bariut shqiptar. Ajo që doli nga opinionet ishte se Pjetër Bogdani është një kolos shumëdimensional dhe ai duhet të studiohet, të promovohet dhe të bëhet figurë e njohur nga gjeneratat e reja; figurë kyç e shekullit të shtatëmbëdhjetë; prozatori dhe lëvruesi i gjuhës letrare shqipe./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«