Shëpia e Zotit është shtëpi lutjeje

Nov 22 • Meditimi i ditës

22 nëntor 2019 – E premte, Shën Çeçilja, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1Mak 4,36-37.52-59; Ps: 1 Kro 29,10-11b.11d-12; Lk 19,45-48)

 

Prania e Hyjit

Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, relaksohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.

Relaksohu, vetëm për një moment të shkurtë.

 

Liria

E lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga ankthet dhe brengat,

që t`i çelem gjatë kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që të mund ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Atij që
Pranon, shëron dhe ripërtërin
Mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur

ta përjetoj dashurinë.

Si kaloi dita e fundit?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur
sesi kam ndërvepruar, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala e Zotit

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.
Çfarë jam duke dëgjuar?
Lexoje tekstin disa herë.

 

Lk 19, 45-48

45 Kur hyri në Tempull, zuri t’i dëbojë jashtë shitësit. 46 U tha:

“Shkrimi i shenjtë thotë:

‘Shtëpia ime duhet të jetë shtëpi lutjeje

e ju e bëtë shpellë cubash!’“

47 Çdo ditë mësonte në Tempull.

Kryepriftërinjtë dhe skribët kërkonin mënyrën si ta vritnin, gjithashtu edhe krerët e popullit 48 por s’i gjetën assesi mënyrën, sepse mbarë populli e dëgjonte i rrëmbyer prej fjalëve të tij.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Kur Jezusi insiston se tempulli është “shëpi e lutjes”, do me na thanë se është vend i takimi të njeriut me Zotin dhe me njëri-tjetri, vëlla e motër, jo një vend shkëmbimi mallrash. Është vendi i prehjes shpirtërore. 
  • Si e përjeton ti Kishën? A është vendtakimi i privilegjuar me Zotin dhe me tjerët?
  • O Zot, çdo gjeneratë duhet të mësojë përsëri të kujdeset për shtëpinë tënde.

 

Bashkëbisedimi

Sa lehtë shpërqendrohemi duke u larguar nga Zoti. Kjo botë na ngashënjen dhe na bën aq shumë kërkesa, dhe ato kërkesa siç duket janë konstante.

Të angazhuarit e vetvetes në drejtim të Zotit është një punë e rënd, por nuk është e pamundur.

Angazhimi për te rruga e Zotit mund të bëhet çdo natë para se të shkosh të flesh dhe çdo mëngjes kur fillon dita.

Krejt çka duhet bërë është ta drejtojmë vëmendjen tonë kah veprimi i Zotit në jetët tona. Mendoje, shprehe, zbatoje këtë.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

«