Drejtori i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, nderohet me Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”
Sot, kryeministri në detyrë z. Ramush Haradinaj, ka ndarë Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” të Qeverisë së Kosovës, Don Viktor Sopit, drejtorit të Caritas Kosova, si mirënjohje për veprën fisnike të tij dhe CARITAS Kosova, që ky e drejton – shkruan në Kryeministri në profilin e tij në Facebook, duke vlerësuar se “CARITAS Kosova, si organizatë plotësuese e sistemit tonë të mbrojtjes sociale, përpos që ndër vite ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm humanitar në ndihmë dhe përkrahje qytetarëve në nevojë, duke fuqizuar lidhjet tona me Perëndimin, ka ndikuar në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të gjenezës sonë kombëtare.”- përfundon z. Haradinaj.
Kjo medalje është edhe një vlerësim që vjen nga Institucioni i lartë i Shtetit tonë, për punën e madhe dhe të pandërpreshme që e ka bërë Caritas Kosova në dekada, si organ i Kisha Katolike, përkatësisht Dioqezës Prizren-Prishtinë, ndaj qytetarëve të Kosovës./drita.info
« Dhurata është e madhe aq sa ka dashuri në të Jezusi: mos shkoni pas profetëve të rrejshëm »