Caritas Kosova ndihmon në zonën e prekur të tërmetit në Shqipëri
Caritas Kosova që në mëngjes është bashkuar me Caritas-in e Shqipërisë për të ofruar ndihmë konkrete qytetarëve të prekur nga tërmeti vdekjeprurës në Durrës dhe në zonat tjera të Shqipërisë.
Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi ynë dhe Drejtori i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, me një ekip, sot në orët e paradës janë takuar me argjipeshkvin e Tiranë-Durrës Imzot George Frendo, për të koordinuar bashkëpunimin në veprimtarinë e ndihmës konkrete të Caritas Kosova për qytetarët dhe familjet në nevojë.
Caritas Kosova ka ofruar një mbështetje të menjëhershme me ujë, mbuloja dhe mjete higjienike, kurse në vazhdim do të vazhdojë të ndihmojë me artikuj ushqimor e artikuj të tjerë të nevojshëm./drita.info
« Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë afër njerëzve të goditur nga tërmeti Edhe në çaste të vështira Zoti është me ne »