Caritas Kosova niset për Shqipëri për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti

Nov 26 • Kisha në Kosovë

Caritas Kosova është nisur për Shqipëri për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmetet e fuqishme, të cilët ndodhën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës dhe në zonën përreth, në 6.4 shkallë të rihterit.

Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi ynë, përmes telefonit ka shprehur solidaritetin e tij dhe të Kishës sonë në Kosovë, argjipeshkvit të Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, dhe ka urdhëruar Caritas Kosova të niset për të ndihmuar të prekurit e kësaj zone.

Pamjet e rënda në Durrës dhe rrethinë, që janë përcjell përmes medieve, tregojnë për dëme të mëdha materiale, njerëz të lënduar, e raportohet edhe për të vdekur. Kurse mijëra njerëz kanë mbetur pa kulm mbi krye.

Popullit të Shqipërisë, i shprehim solidaritet të thellë dhe lutjet tona, në këto çaste të vështira që po i kalon./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«