Caritas Kosova organizon aksion për grumbullimin e ndihmave në të gjithë Famullitë e Ipeshkvisë

Nov 28 • Kisha në Kosovë

Sot, Caritas Kosova përmes një letre dërguar të gjithë meshtarëve, rregulltarëve e rregulltare, dhe beismtarëve të Ipeshkvisë sonë, njofton  për aksionin që e ka ndërmarrë në zgjerimin në të gjitha Famullitë e Kosovë për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për  të ndihmuar të prekurit e tërmetit në Shqipëri. Vijon letra e plotë e Drejtorit Gjeneral të Caritas Kosova, Don Viktor Sopi. 

 

Të dashur vëllezër meshtarë, rregulltarë e rregulltare dhe besimtarë të dashur!

Caritas Kosova në koordinim me Ipeshkvinë e Kosovës, në vazhdimësi është duke u angazhuar për të përkrahur vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues.

Pasi ka nisur të gjitha rezervat e veta drejt Caritasit Shqiptar, aktivitetin tonë të grumbullimit të ndihmave e zgjerojmë në të gjitha Famullitë e Ipeshkvisë së Kosovës si dhe në Zyrat Regjionale të Caritas Kosova në Prishtinë dhe Prizren.
Në fillim të javës së ardhshme Caritas Kosova do të organizoj grumbullimin e tyre dhe dërgimin për Shqipëri.

Produktet më të nevojshme në këtë situatë emergjente janë:
Produkte ushqimore të konservuara,
• Produkte higjienike (letër higjienike, shampona, pasta dhëmbësh, detergjent, etj.),
• Batanije
• Rroba të klasifikuara për fëmijë, të rritur (meshkuj dhe femra), të paketuara në pako.

Pas kësaj gjendje të rëndë nevoja për këto produkte do të jetë e vazhdueshme edhe për një kohë të gjatë, prandaj kontributi i juaj është i domosdoshëm.

Po ashtu për të gjithë personat vullnetmirë Caritas Kosova ka hapur llogarinë bankare për të pranuar donacione për tërmetin në Shqipëri.

Emri i llogarisë: KOS CATHOLIC CHURCH CARITAS NGO
Numri i llogarisë(IBAN): XK05 1170101702510134
Adresa: RKS-Kosovo; Ferizaj; 70000; Rexhep Bislimi, NN
Banka: Pro Credit Bank Kosovo J.S.C
SWIFT (BIC) CODE: MBKOXKPRXXX

Ju thërrasim në solidarizim dhe ju falënderojmë për kontributin tuaj!

Me respekt, 

Don Viktor Sopi

Drejtor Gjeneral, Caritas Kosova

Shpërndaje

Comments are closed.

«