Në Katedralen Shën Nënë Tereza do të bëhet Rivarrimi simbolik i Pjetër Bogdanit, në 330-vjetorin e kalimit të tij në amshim
Kisha Katolike në Kosovë – Dioqeza Prizren-Prishtinë, për të shënuar 330-vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit, organizon rivarrimin e tij simbolik në Kriptën e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, më 6 dhjetor 2019. Për këtë ditë, që përkon me ditëvdekjen e tij (V. 1689), është përgatitur një program i ngjeshur në tri pika: konferencë shkencore, mesha e shenjtë dhe rivarrimi simbolik. Të gjitha këto do të zhvillohen në ambientet e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Në vijim programi i plotë:
– – –
PROGRAMI
ORA 16:00: KONFERENCË SHKENCORE
Qendra “BogdaniPolis”, Prishtinë
Filologji
Anila OMARI, Relacioni i vizitës apostolike të Bogdanit (1658) dhe mbishkrimi i Kishës së Shirgjit
Anton BERISHAJ, Poetika e Bogdanit
Evalda PACI, Dimensioni i shkrimtarit dhe i lëvruesit të gjuhës në personalitetin e Pjetër Bogdanit
Kujtim SHALA, Cuneus Prophetarum: Shkalla IV (poezia si ancillae doctrinae)
Aljula JUBANI, Pjetër Bogdani: kleriku “që kish për të kiane” martir për fè e atdhè
Teologji
Don Robert KOLA, Hermenuetika e Shkrimit të Shenjtë në “Cuneus Prophetarum”
Don Shtjefën DODES, Kristologjia në veprën “Çeta e Profetëve”
Histori
Don Lush GJERGJI, Gjendja fetare në Kosovë në kohën e Imzot Pjetër Bogdanit
Gjon BERISHA, Elementi shqiptar në kryengritjet antiosmane të kohës së Bogdanit
Mirie RUSHANI, Aktiviteti politik dhe diplomatik i Pjetër Boganit
ORA 18:00: MESHA E SHENJTË
Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 18:00. E kryeson Sh. T. Imzot Dodë Gjergji
ORA 19:00: AKADEMIA SOLEMNE PËR BOGDANIN DHE RIVARRIMI SIMBOLIK
Qendra “BogdaniPolis” – Kripta nën Katedrale
Program i përbërë prej fjalimeve, teksteve, këngëve dhe ritit
Ora 19: 30: Koktej në Agorà
Ju mirëpresim!
– – –
Kontakti:
E-mail: i[email protected]; [email protected]
Tel.: + 383 (0) 49 507 882; + 383 (0) 49 174 790
« Papa Françesku dërgon kontribut prej 100.000 eurosh për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri Jezusi në përditshmërinë tonë na fton të jemi apostuj të tij »