Jezusi në përditshmërinë tonë na fton të jemi apostuj të tij

Nov 30 • Meditimi i ditës

30 nëntor 2019 – E shtunë, Shën Andreu Apostull (festë), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Rom 10,9-18; Ps 19,2-5; Mt 4,18-22)

 

Prania e Hyjit

Ndërsa jam duke qëndruar pranë kompjuterit, Hyji është këtu i pranishëm,
ai i jep jetë jetës sime dhe të gjithë asaj që më rrethon.
Do të qëndroj në heshtje një moment,
dhe do të bëhem i vetëdijshëm për praninë e Hyjit.

 

Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i lirë të përzgjedh.

Më ndihmo që të përzgjedh që të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

qta në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetën të gërshetuar me shumë raporte – marrëdhënie me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto raporte dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.
Disa prej këtyre raporteve janë shtrembëruar, disa janë të shembura, disa të ndërprera:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i hidhëruar, i zemëruar, i zhgënjyer.
Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala e Zotit

Lutju Shpirtit Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 4, 18-22

 

18 Ndërsa Jezusi po ecte afër Detit të Galilesë, pa dy vëllezër ‑ Simonin që quhet Pjetër dhe Andreun, të vëllanë e tij, duke hedhur rrjetën në det: ishin peshkatarë. 19 E u tha: “Ejani pas meje e unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish!”

20 Ata menjëherë lanë rrjetat e shkuan pas tij.

21 Duke vazhduar rrugën më tej, pa dy vëllezër të tjerë, Jakobin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllain e tij, në lundër bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke rregulluar rrjetat dhe i thirri. 22 Ata aty për aty lanë lundrën dhe babain e shkuan pas tij.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimi Shenjt:

 

  • Çdo ditë të zakonshme Jezusi kalon pranë meje, më shikon, më tërheq, më veçon prej turmës, më flet dhe më fton të jem dishepulli i tij. Kjo mënyrë përsëritet çdo ditë në “Momentin e Shenjtë”.
  • Çka më tërheq te Jezusi? Ç`më ndihmon që t’i përgjigjem me zemërgjerësi? A jam bashkëpunëtor/e, ndjekës/e i/e tij i/e afërt apo e vërej atë vetëm herë pas here?

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë

që edhe më shumë të kërkoj.

Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të lutjes sime mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Është radha jonë!

 

Në Ungjillin e festës së sotme të Shën Andreut apostull, Jezusi thërret Pjetrin dhe Andreun ndërsa këta po peshkonin. Ai i fton që të jenë peshkatarë njerëzish. Dhe, çuditërisht, ata thonë “po”. Ç` kishte Krishti në vetvete që ishte aq bindëse që ata vunë mënjanë detyrën e tyre urgjente për të fituar bukën e tyre të përditshme dhe në vend të kësaj u përqendruan në mesazhin e tij? Ndoshta ishte një thellësi e paqes që e kishin parë në të që ata e donin për veten e tyre. Ose një besim aq frymëzues sa që, siç thotë Pali në letër e sotme, “kush beson në të nuk do të turpërohet.” (Rom 10,11)
Mesazhi i Jezusit i paqes, unitetit , barazisë dhe dashurisë duhet t`u ketë folur thellësisë zemrave të një populli të shtypur, në kërkim të një shpëtimtari. Sa të privilegjuar ishin apostujt që e njohën Krishtin dhe u bënë mjetet e misionit të tij, që të luajnë rolin e tyre në historinë e shpëtimit. Dhe tani … është radha jonë.
Si do ta thërrasin njerëzit Krishtin, në të cilin nuk besuan? E si do të besojnë në Atë, për të cilin nuk dëgjuan? Si do të dëgjojnë, nëse ndokush nuk ua predikon? E si do ta predikojnë Atë pa qenë dërguar? Dhe kush do ta sjellë mesazhin e Tij në botë me fjalë dhe me vepër? Siç këndonte Michael Jackson, “I’m startin’ with the man in the mirror – po filloj me njeriun në pasqyrë.”

Më takon mua dhe ty, secilit prej nesh, ta përvetësojmë qëndrimin e Shën Andreut dhe të tjerëve, të shkojmë gjurmëve të tyre duke e luajtur pjesën tonë në ndërmarrjen e madhe e cila është sjella e Mbretërisë së Hyjit.
NE jemi “dikushi”!

 

Shpërndaje

Comments are closed.

«