KALENDARI KATOLIK 2020 i kushtohet 1600-vjetorit të kalimit në amshim të Shën Jeronimit

Dec 1 • Kisha në Kosovë

Kalendari Katolik 2020 i kushtohet 1600-vjetorit të kalimit në amshim të Shën Jeronimit – meshtar dhe mësues i Kishës, përkthyesi i Biblës në gjuhën latine – Vulgata. Botues i kalendarit është SH. B. “DRITA”, shtëpia botuese e Dioqezës Prizren-Prishtinë. 

 

Në ballinën e kalendarit është i shënuar kushtimi dhe ky tekst mbi jetën e Shën Jeronimit:

Në kalendarin historik të krishterimit tonë apostolik, viti 2020 përkujton 1600-vjetorin e kalimit në amshim të Shën Jeronimit, dalmat, doktor i kishës, përkthyes i biblës nga gjuha hebreje dhe greke në gjuhën latine – e njohur si Vulgata – përkthim zyrtar i Kishës Katolike universale.

Shën Jeronimi, ka lindur në Stridron të Dalmacisë më 345/47. Kryen studime enciklopedike në Romë dhe udhëton në lindjen e mesme, ku mëson gjuhët biblike, hebraishten dhe greqishten, të cilat do t’i ndihmojnë që të përkushtohet në përkthimin e Shkrimit të Shenjtë në gjuhën latine, një ndërmarrje gjigante dhe unike deri atëherë në Kishë, të cilën ia besoi Papa Damasku, i cili Jeronimin e merr edhe për sekretar dhe këshilltar të vetin. Pas vdekjes së Papa Damaskut, transferohet në Betlehem (v. 386) dhe bën një jetë asketike, duke e përkthyer dhe komentuar Biblën. Më 8 shtator 420, në Betlehem, kalon në amshim. Është pajtor i përkthyesve, bibliotekistëve, arkeologëve, polemistëve.

Kalendarin ka 12 faqe kolor, me fotografi të shenjtërve dhe shpjegim të tyre të shkurtër. Mund ta gjeni në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë dhe në të gjitha famullitë e Dioqezës. Çmimi 2 €uro./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«