A mund të jem edhe unë një “profet” që shpall Jezusin

Dec 12 • Meditimi i ditës

12 dhjetor 2019 – E enjte, MOMENTI I SHENJTËLutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 41,13-20; Ps 145,1.9-13b; Mt 11,11-15)

 

Prania e Hyjit

Ndalu një moment dhe paramendoje se si Hyji është duke të vështruar. Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt gëzohen për dëshirën e madhe tënde që këtë kohë po ia kushton lutjes.

 

Liria

Hyji më do pa kushte,
Dhe më tërheq kah gjithçka që është e mirë,
Duke më sjellë në plotësinë e jetës.
I kërkoj Shpirtit Shenjtë që të ma hapë zemrën time,
Në këtë mënyrë mund t`i përgjigjem lirshëm
lëvizjes së Shpirtit në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të bëhem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e
për të gjitha bamirësitë që mi ke dhuruar.
Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala e Zotit

Lutju Shpirtit Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 11, 11-15

 

11 Përnjëmend po ju them: nga ata që u lindën prej grash nuk u ngrit asnjë më i madh se Gjon Pagëzuesi, megjithatë, më i vogli në Mbretërinë e qiellit, është më i madh se ai. 12 Që prej ditëve të Gjon Pagëzuesit e deri tani Mbretëria e qiellit po depërton me vështirësi e vetëm të fortët e shtijnë në dorë. 13 Vërtet të gjithë Profetët dhe vetë Ligji paralajmëruan deri te Gjoni. 14 Ai është ‑ nëse doni ta merrni vesh të vërtetën ‑ Elia, që duhej të vijë. 15 Kush i ka veshët për të dëgjuar, të dëgjojë!

 

Ç´po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Shumë nga ata që e dëgjonin Jezusin e dëgjonin edhe Gjon Pagëzuesin. Ndoshta e pyesnin veten se cilin mësues do të zgjedhnin. Jezusi e vlerësonte Gjonin si njeriun nga më të mëdhenjtë të lindur ndonjëherë, por e bëri të qartë se është duke lindur një kohë e re. Në mbretërimin e Hyjit që e sjell Jezusi të gjithë do të jenë bijtë e Hyjit (Gjn 1,12).
  • O Zot, më bëj dëgjues më të mirë. Më çliro nga zhurma dhe e folura me potere në mënyrë që të dëgjoj për nevojat e të afërmve. Bëj që të mos kem frikë nga heshtja, sepse atëherë ti je duke më folur.

 

Bashkëbisedimi

Më udhëheqtë Shpirti yt i shenjtë

në marrëdhëniet e mia ndaj njerëzve të tjerë.

Bëj që me kujdes ta përdori dhuratën e të folurit.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto disa minuta vetëm me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »