Imzot Dodë Gjergji: Kisha përgatitet për Kërshëndella me lutje, meditim dhe syçeltësi

Dec 15 • Këndvështrime, Kisha në Kosovë

Dioqeza Prizren-Prishtinë, për çdo vjet, gjatë kohës së shenjtë të Ardhjes, organizon ripërtritjen shpirtërore të përvjetshme për klerin, rregulltaret e katekistët, si përgatitje vëllezërore për festën e Krishtlinjdes. Sijvet, kjo ripërtëritje u mbajtë të shtunën e kaluar në Prishtinë, gjatë së cilës u kremtua edhe mesha e shenjtë, të cilës i priu bariu ynë, Imzot Dodë Gjergji. Me këtë rast, ipeshkvi mbajti edhe homelinë, një nxitje për të gjihtë Kishën tonë për të bërë ecjen e kohës së Ardhjes bashkërisht e shenjtërisht. Më poshtë po e japim të plotë homelinë e ipeshkvit.

 

Të dashur vëllezër meshtarë,

Rregulltarë e rregulltare,

Të katekistë e gjithë ju që jeni të angazhaur në jetën e kishës.

Pas meditimit të meshtarit tonë Don Anton Uka, mbi pasazhin e ungjillit të Lukës, gjegjësisht të lajmërimit të lindjes së Jezusit dhe kohës së reflektimit e rrëfimit, jemi në Kriptën e Katedrales, që për herë të parë po e kremtojmë meshën, pas rivarrimit simbolik të Imzot Pjetër Bogdanit, më 6 dhjetor të këtij viti.

Dua të bashkëndaj me ju këto çaste meditimi për të reflektuar për këto ditë të shenjta që na e ofron kihsa. Koha e Ardhjes është koha e soditjes së veprës së t’mishnumit, e përkryerjes së punës në vreshtin e Hyjit dhe e pritjes me gëzimin eshatologjik të takimit me shpëtimtarit tonë.

Që të realizohen këto, lypet të bëhen disa hapa gjatë kohës së ardhjes, që po i rendis më poshtë për t’i bashkëndarë me ju sot.

Të lutemi (khs. Mt 6, 1-25; Lk 11, 1-12), për fuqinë shenjtëruese të kishës, për shenjtrërimin e grigjës dhe për shpëtimin tonë. Edhe pse kjo lutje është individuale dhe shprehet nga gjendja e ndryshme e secilit. Po, edhe se ndodhë në vende të ndryshme dhe në distanca të mëdha, ajo bëhet e përbashkët, sepse e nxitë në ne i njëjti Shpirt, i a drejtojmë Atit tonë; e shprehim në gjirin e të njëjtës Kishë dhe në të përfshijmë çdo fëmijë të atij që i lutemi. Ky angazhim feje, kjo mënyrë e shprehjes së dashurish dhe kjo formë bashkimi me njëri-tjetrin, na mundëson të shpresojmë të takohemi në udhëkryqin e rrugëve të paqes, të vallëzojmë në sheshin e pajtimit dhe të kremtojmë dhe të festojmë në bregun e fitores.

Të meditojmë (khs. 1 Gjon 1, 1-4; Ps 30;32), duke u theluar në realitetin tonë njerëzor, të arrijmë të nghrihemi në lartësinë e t’bijvëe të Hyjit, të kapim urtinë e shenjtërve dhe të rreshtohemi në rradhë me të drejtët. Thellimi në mendime shëndrrohet në mendim; meditimi si përvojë feje përafronë mendjen dhe zemrën, hapë dialogun e nevojshëm mes Shpirtit Shenjt  dhe zemrës sonë. Na mundëson të gjejmë të ligën (shpeshherë të fshehur në skuta të pavërejtshme),  të  ndershmën  dhe të shenjtën brenda nesh. Krijon kushte reale, që të çlirohemi nga e liga, të forcohemi në fe, së paku të arijmë në fe, nëse jo me jetë, t’i përgjajmë Krishtit, Fjalës së Mishraur, Baritu të Mirë, Mesisë së Kryqzuar, Shëlbuesit që po e presim. Ky hap na mundëson kthimin. Do të thotë t’ia kthejmë fytyrën Zotit. Kështu Ai do të sheh se si e ka shumtuar mëkati bukurinë e veprës tij, po edhe ne do të mbrijmë të shohim shkëlqimin e fytyrës së Krijuesit tonë.

Të rrimë zgjuar (khs. 1 Kori 1,17-25;Ps 33-1-2, 4-5, 10; Mt 25, 13):

Që në ne të mos flejë urtia e të drejtëve dhe dija e shenjtë. Sepse, në ëndrrën e këtij gjumi, do të ndjejmë trishtimin e vetmisë, pesha e dëshpërimit dhe lëngimi nga dyshimi. Që na bënë të pashpresë, të palumtur dhe të pabesë(im). 

Që në zemër tonë të mos flejë Dashuria, sepse të ngrirë nga të ftohtit e natës së errët të botës, do të  detyrohemi të strehohemi nën çatinë e padrejtësive, të mbulohemi me plafin e urrejtjes ose të veshim kostumin e gjyqtarit, xhaketën e krenarit e këmishën e zemërngushtit. Kjo pastaj do të na bëj të na le bosh, pa nderë, pa gëzim dhe pa lumturi. E në fund do të detyrohemi të fshijmë lotët me shaminë e të mjerëve.

Që të mos na flejë ndërgjegjja, sepse, po e zëri gjumi ndërgjegjen, zgjohet në ne lakmia e pa masë, xhelozia pa kufi, aftësia e arsyetimit të ç’do gjëje, relativizmi i gjitha të këqijat e shpërdorimi i gjitha të mirave. Kështu pastaj, kur të (nëse) kthehemi, do të detyrohemi të përjetojmë turpin e djalit planprishës.

Zëri i profetit, rrafshoni rrugën; thirrja e Krishtit, lutuni që të mos bini në tundim e rrini zgjuar; pyetja e kishës: A do (të pagëzohesh, të kushtohesh, të shugurohesh), dhe përgjigja jonë: Po, dua, duhet të jenë muzika e përhershme, e cila na mbanë të zgjuar. Atë moment kur të pushoi njëra nga këto zëra, fillon të vdes diçka e jona. Edhe kur kjo muzikë shuhet në tërësi, ne mbesim gjallë, por shpirtërisht jemi të vdekur.

Udhëtimi ynë gjatë ditëve të kohës së ardhjes, duke u lutur në këtë mënyrë, duke soditur fenë në këso përmasa, si në lartësi ashtu edhe në thellësi, dhe angazhimi i përditshëm që të mbajmë të zgjuar  urtinë e shpirtit, dashurinë e zemrës dhe ndërgjegjen, na mundëson të festojmë vërtetë Kërshëndellat, mishërimin e Fjalës, lindjen e Jezusit, e të jetojmë dhe të sprovojmë prininë e Krishtit në të sotmen tonë, dhe t’i gëzohemi me shpresë kthimit të Tij në lavdi.

Një përgatitje e tillë na mundëson të  hymë në pavdekësinë e Hyjit,  të  duam me dashurinë e të Birit dhe të gjykojmë me urtinë e Shpirtit. Kjo na bën të lumtur e të gëzueshme ditët e jetës.

I dashur vëlla dhe e dashur motër, t’uroj me gjithë zemër kremtimin e tillë të Kërshëndellave./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »