Meshtarët, rregulltarët/et dhe katekistët e Dioqezës sonë mbajnë Ripërtëritje Shpirtërore për Krishtlindje

Dec 15 • Kisha në Kosovë

Të shtunën e kaluar, më 14 dhjetor, Dioqeza jonë Prizren-Prishtinë, ka mbajtur ripërtëritjen shpirtërore të zakonshme për Kohën e Ardhjes dhe Krishtlindjes për meshtarë, rregulltarë/e dhe katekistë në Qendrën “BogdaniPolis”, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Meditimin, në formën e Lectio Divina, e mbajti Don Anton Uka, mbi pjesën e ungjillit “Lajmërimi i lindjes ë Jezusit” (Lk 1, 26-38), i cili u përqëndrua tek figura e Marisë, figurë që na ndihmon të gjithëve të pranojnë Jezusin në jetët tona. Pastaj ishte koha e reflektimit dhe e rrëfimit. Në ora 12:00 u kremtua mesha e shenjtë e përbashkët në Kriptën e Katedrales, të cilën e udhëhoqi Mons. Dodë Gjergji, ipeshkvi ynë. Ipeshkvi gjatë homelisë, vuri në spikamë rëndësinë e kohës së ardhjes në ecjen e meshtarit, rregulltarit dhe katekistit, si një rizgjim përmes lutjes, meditimit, dhe të qenit syçelë për ta pranuar Jezusin e për ta shpallur me gëzim. (homelinë e plotë mund ta lexoni në këtë lidhje http://www.drita.info/2019/12/15/imzot-dode-gjergji-kisha-pergatitet-per-kershendella-me-lutje-meditim-dhe-syceltesi/).

Pas meshe, u shkrua dreka vëllazërore e përbashkët në hapësirën e Agora të Qendrës “BogdaniPolis”, gjatë së cilës uruam njeri-tjetrin për këto kohë të shenjta të kohës së ardhjes dhe për Krishtlindje./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »