Pyetjet tona shpesh e tregojnë (pa)besimin tonë!

Dec 16 • Meditimi i ditës

16 dhjetor 2019 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Nr 24,2-7.15-17a; Ps 25,4-5b.6.7b-9; Mt 21,23-27)

 

Prania e Hyjit

Jezusi pret për të hyrë në zemrën time, në heshtje dhe i padukshëm.
Ai vjen me dashurinë dhe fuqinë e pamasë.
Më përshkoftë gëzimi pse jam në afërsinë e tij.

 

Liria

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.

Po edhe të isha fizikisht i/e robëruar, shpirti im është i/e lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdori mençur.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke reflektuar disa muaj nga prapa,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala e Zotit

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.
Çfarë jam duke dëgjuar?
Lexoje tekstin disa herë.

 

Mt 21, 23-27

 

23 Kur Jezusi hyri në Tempull e aty po mësonte, iu afruan kryepriftërinjtë e pleqtë e popullit dhe i thanë:

“Me ç’pushtet je duke bërë kështu? Kush ta dha këtë pushtet?”

24 Ai u përgjigj:

“Edhe unë do t’ju bëj një pyetje të vetme. Nëse ju më përgjigjeni, edhe unë do t’ju tregoj me ç’pushtet i bëj këto. 25 Nga ishte pagëzimi i Gjonit: Nga Qielli apo nga njerëzit?”

Por ata mendonin me vete: “Në qoftë se themi: nga Qielli’, ai do të na thotë: ‘Përse atëherë nuk i besuat?’ 26 e nëse i përgjigjemi: ‘prej njerëzve’, kemi frikë popullin, sepse të gjithë e mbajnë Gjonin për profet.”

27 Atëherë iu përgjigjën:

“Nuk e dimë!”

“As unë, pra, ‑ u tha ai ‑ s’po ju tregoj me ç’pushtet i bëj këto vepra!”

 

Ç´po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Çfarë pushteti ka Jezusi? Po të shfaqej sot, a do të dëshironim ta shihnim kualifikimet e tij para se t`i lejojmë të predikojë? Apo do të gjenin jehonë thellë në ne qëndrimet, fjalët dhe veprat e tij, kështu që do të mund të thoshim: “Çdo gjë që ai thotë dhe bën dhe mënyra sesi e bën është me të vërtetë mirë.”
  • Urtësia e Hyjit nuk pajtohet me urtësinë e botës. Hiri i Hyjit nuk kufizohet për të qenë vetëm për ata që bota i miraton. Do të mendoj se si do të mund të jem i/e hapur ndaj zbulesës nga burime të pazakonshme, njerëz të vështirë dhe vende të

 

Bashkëbisedimi

Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër që do të të besoj gjithmonë.

Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të lutjes sime mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »