Hyji ka një planë me historinë, e Jezusi është qendra dhe kulmi i saj

Dec 17 • Meditimi i ditës

17 dhjetor 2019 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zan 49,2.8-10; Ps 72,1-4b.7-8.17; Mt 1,1-17)

 

Prania e Hyjit

Gjëja që përpiqem të bëj këtu është që kohën ta lë më një anë
dhe të përqendrohem në jetën time, atë fizike – në kohë, dhe atë shpirtërore.
Mundohem ta paramendoj Jezusin ulur pranë meje
dhe bisedoj me të mbi të gjitha ato gjëra që po më ndodhin në jetë.
Përpiqem ta marr vesh që në mundësi të panumërta
Jezusi hyn në rrethanat e përditshme të jetës sime.
E pra, jeta kalon shpejt dhe shumë gjëra ndodhin.
Ngarkesa dhe obligime të ndryshme shpesh herë e shmangin këtë vetëdije mbi praninë e Hyjit në jetën time të përditshme. Jam i/e vetëdijshëm për këtë, dhe dëshiroj të bëjë diçka.
Sa për tash, provoj të qëndroj i/e qetë dhe i/e hapur ndaj asaj çfarë prania e Tij dëshiron të më thotë.

 

Liria

Do ta lus Hyjin që të më ndihmojë
që të lirohem nga ankthet dhe brengat,
që t`i çelem gjatë kësaj kohe të lutjes,
në mënyrë që të mund ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Do t`i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.

Do të pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala e Zotit

Lutju Shpirtit Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 1, 1-17

 

1 Breznitë e Jezu Krishtit, të birit të Davidit,

të birit të Abrahamit.

2 Abrahamit i lindi Izaku.

Izakut i lindi Jakobi.

Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.

3 Judës i lindi prej Tamarës Faresi dhe Zara.

Faresit i lindi Esromi.

Esromit i lindi Arami.

4 Aramit i lindi Aminadabi.

Aminadabit i lindi Naasoni.

Naasonit i lindi Salmoni.

5 Salmonit i lindi prej Rahabës Boozi.

Boozit i lindi prej Rutës Jobedi.

Jobedit i lindi Jeseu.

6 Jeseut i lindi Davidi mbret.

Davidit i lindi prej ish‑gruas së Urisë Salomoni.

7 Salomonit i lindi Roboami.

Roboamit i lindi Abiai.

Abiait i lindi Asafi.

8 Asafit i lindi Jozafati.

Jozafatit i lindi Jorami.

Joramit i lindi Ozia.

9 Ozisë i lindi Joatami.

Joatamit i lindi Akazi.

Akazit i lindi Ezekia.

10 Ezekisë i lindi Manaseu.

Manaseut i lindi Amosi.

Amosit i lindi Jozia.

11 Jozisë i lindi Jehonia dhe vëllezërit e tij në kohën e shpërnguljes në Babiloni.

12 Pas shpërnguljes në Babiloni,

Jehonisë i lindi Salatieli.

Salatielit i lindi Zorobabeli.

13 Zorobabelit i lindi Abiudi.

Abiudit i lindi Eliakimi.

Eliakimit i lindi Azori.

14 Azorit i lindi Sadoku.

Sadokut i lindi Akimi.

Akimit i lindi Eliudi.

15 Eliudit i lindi Eleazari.

Eleazarit i lindi Matani.

Matanit i lindi Jakobi.

16 Jakobit i lindi Jozefi, fati i Marisë,

prej së cilës lindi Jezusi që quhet Krisht.

17 Gjithsej, pra, katërmbëdhjetë brezni prej Abrahamit deri te Davidi; prej Davidit deri në shpërnguljen në Babiloni katërmbëdhjetë brezni; e prej shpërnguljes në Babiloni deri te Krishti katërmbëdhjetë brezni.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Gjenealogjia mund të na kaplojë imagjinatën – duam të dimë prej nga e kanë njerëzit prejardhjen. Në leximin e sotëm hasim që Jezusi, të cilin autoritetet vazhdimisht e sfidojnë për tu arsyetuar, mund ta bëjë këtë. Trungu i tij familjar-njerëzor i plotëson kriteret për Mesinë. Është i Shtëpisë së Davidit – rrjedh nga kjo familje. Por ne e dimë edhe se ai ka një trung hyjnor-familjar, që është unik dhe i veçantë.
  • Të gjithë ne ballafaqohemi me sfidën për të qenë më të mirët që mundemi. Tradita familjare dhe pritjet sociale gjithashtu luajnë një rol, por në thellësi e dimë se Zoti është duke na thirrur të jetojmë, të ekzistojmë. Ne jemi “të dashurit” e Hyjit dhe një e ardhme e ndritshme na pret. Është në dorën tonë që t`ia shfaqim botës diçka nga vetitë e Hyjit.

 

Bashkëbisedimi

Zot i dashur, të faleminderit që më do dhe që më fton në një marrëdhënie gjithnjë e më të thellë me ty.

Dashuria ima u përhaptë dhe i prektë të tjerët.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »