Programi i Krishtlindjes 2019 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë
Të nderuar besimtarë/e,
miq e dashamirë,
Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë me kënaqësi e shpall programin e Krishtlindjes 2019 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
PROGRAMI
E martë, 24 dhjetor 2019 – VIGJILJA E KRISHTLINDJES
Ora 18:00: Pritja solemne në Qendrën “Bogdanipolis”, nën Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, e cila organizohet nga ipeshkvi i Dioqezës sonë Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes 2019.
Ora 23:30: Program i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Shën Nënë Tereza.
Ora 24:00: Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do të udhëheq Ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.
E mërkurë, 25 dhjetor 2019 – DITA E KRISHTLINDJES
Ora 11:00: Mesha në Katedralen Nënë Tereza më Prishtinë.
Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00.
Ora 18:00: Mesha e Shenjtë në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë.
Jeni të ftuar të gjithë, sepse pjesëmarrja juaj na nderon dhe e shton gëzimin e Lindjes së Shëlbuesit të njerëzimit, Jezu Krishtit.
Vëllazërisht,
Dioqeza Prizren-Prishtinë /drita.info
« “PO”-ja që e ndryshoi botën Sot prej Qielli zbriti tek ne Paqja e vërtetë! »