Zemërimi i tepëruar vret të pafajshmit

Dec 28 • Meditimi i ditës

28 dhjetor 2019 – E shtunë, Fëmijët e pafajshëm (festë), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Gjn 1,5 – 2,2; Ps 124,2-5.7b-8; Mt 2,13-18)

 

Prania e Hyjit

Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, qetësohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.

Relaksohu, vetëm për një moment të shkurtë.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.

Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.

Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe që gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do

i vështroj të gjitha çfarë më ka ndodhur ditën e kaluar,

që nga momenti i tashëm e nga prapa, hap për pah.

I përkujtoj të gjitha çfarë ato gjëra që kanë qenë të mira dhe të bukur, dhe falënderoj për këtë.

I vërej edhe hijet/dështimet dhe e pyes veten çfarë po më tregojnë ato; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala e Zotit

Lutju Shpirtit Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 2, 13-18

 

13 Pasi u nisën Dijetarët, ja se, engjëlli i Zotit iu dëftua në ëndërr Jozefit e i tha: “Çohu, merre fëmijën dhe të ëmën e tij e ik në Egjipt. Rri atje derisa të them unë, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë.” 14 Ky u çua, natën e mori fëmijën dhe të ëmën e tij e shkoi në Egjipt. 15 Banoi atje derisa vdiq Herodi që të plotësohej fjala e Zotit e thënë me gojë të profetit: “Nga Egjipti e thirra Birin tim.”

16 Atëherë Herodi, kur pa se e mashtruan Dijetarët, u zemërua së tepërmi dhe urdhëroi të vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Betlehem dhe në mbarë rrethinën e tij dy vjeç e poshtë ‑ sipas kohës që me kujdes e mori vesh nga Dijetarët.

17 Atëherë u plotësua fjala e Jeremisë profet:

18 “U dëgjua një klithmë në Ramë

‑ vaj e gjëmë e madhe:

vajton Rakela fëmijët e vet

e nuk do të pajtohet ‑ sepse nuk i ka më!”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Ky është një pasazh i dhimbshëm i Ungjillit. Çfarë lajmi të rëndë sjell engjëlli: Jozefi dhe familja e tij e vogël do të bëhen refugjatë dhe natën do të duhet të ikin në një vend të huaj. Të lutemi për forcë që të mund t`i ndihmojmë refugjatët.
  • Ta copëton zemrën kur e imagjinon masakrën e atyre fëmijëve, “të shenjtë dhe të pafajshëm”. Por afiniteti ynë për dhimbje mund të na nxisë për të bërë atë që mundemi për fëmijët që vuajnë sot – këtu dhe nëpër botë. Në këtë mënyrë vuajtjet e tmerrshme të fëmijëve të pafajshëm bëhen një mundësi për hir/mëshirë pas dy mijë vjetëve.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj o Zot për çdo frymëzim që të jetoj në ty nëpërmjet dashurisë – ndaj teje dhe të gjitha krijesave tua. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »