Ekspozitë e dorëshkrimeve të Imzot Pjetër Bogdanit

Dec 30 • Kulturë

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, të premten, më 27 dhjetor është hapur një ekspozitë në 330 vjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit, ku për herë të parë janë paraqitur për publikun shtatë dorëshkrime të zbuluara vitin e fundit në arkivin e Propaganda Fide në Vatikan.

Drejtori i Bibliotekës kombëtare, Fazli Gajraku dha disa detaje rreth ekspozitës, duke vlerësuar lartë figurën e Bogdanit në kulturën tonë shqiptare.

 “Ekspozita “Cuneus” përmban shtatë dorëshkrime të Pjetër Bogdanit, të panjohura më parë, të zbuluara në arkivin në Vatikan, nga njëri nga njohësit dhe hulumtuesit më të mirë të arkivave, Jetullah Destani, i cili  i ka dhuruar bibliotekës këto dorëshkrime. Përveç këtyre dorshkimeve kemi edhe disa botime nga fondi i bibliotekës sonë“, tha ai.

Don Lush Gjergji, tha se Pjetër Bogdanit, mbetet një figurë mjaft të rëndësishme për popullin tonë: “Është viti i Bogdanit, të përkujtojmë këtë figurë madhore e cila ishte si udhërrëfyese dhe ndriçuese e shekullit 17-të. Deri më tash Bogdanin e kemi njohur më tepër si i autor i “Çetës së Profetëvë”, vepra e parë në prozë komplet në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në gjuhën italishte, të komunikuar në mbarë botën dhe për të qenë i rëndësishëm për tre shekull si manual i rëndësishëm i universiteteve të ndryshme në Evropë dhe në botë”, tha ai. “Përpos Bogdanit kemi pak burime të asaj kohe, burime autoktone burimore shqiptare, burimet tjera janë turke-otomane apo greke-sllave, dihet me qëndrime dhe këndvështrime shumë të ndryshme nga ajo çka mund të jetë nga realiteti”, tha ai.

Kurse, Jetullah Destani dha detaje se si ka gjetur dorëshkrimet e Bogdanit. “Dosja ka qenë në një dosje që kanë të bëjnë me Venedikut. Kisha bërë disa përpjekje për të gjetur disa dokumente për shqiptarët e Venedikut. Aty e gjeta këtë dosjen që ka të bëjë me Bogdanin“, tha ai.

Pas fjalëve përshëndetës, audienca me kureshtje vizitoi këtë ekspozitë modeste, por shumë të rëndësishme për figurën poliedrike të kuturës shqiptare Pjetër Bogdanit, autori të prozës së parë në gjuhën e shqipe dhe kontribuues i madh në organizimin e kryengritjeve shqiptare në shekullin XVII për të çliruar vendin tonë nga pushtimi otoman. /drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »