Akademi Solemne FALEMINDERIT SHQIPËRI, në 20 vjetorin e mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të vitit 1999
Kisha Katolike në Kosovë, Dioqeza Prizren-Prishtinë, në krye me Imzot Dodë Gjergjin, të shtunën, më 18 janar 2020, ora 10:00 organizon Akademinë Solemne – FALEMINDERIT SHQIPËRI, për të përkujtuar 20 vjetorin e mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit tonë në vitin 1999.
Viti 1999 ishte një viti i tmerrshëm në historinë e re të shqiptarëve, porse mu këtë vit, shqiptarët kanë përjetuar një moment tejet të bukur bujarie, mikpritjeje dhe dashurie ndërvëllazërore. Ishte momenti kur Shqipëria hapi kufijtë, angazhoi institucionet dhe vuri tërë kapacitetin shtetëror, por edhe shqiptarët në tërësi hapen zemrat, shtëpitë e tyre dhe ndihmuan në shumë forma tjera, me të cilat e shprehën dashurinë, bujarinë dhe mikpritjen për bashkëkombësit e tyre nga Kosova, të cilët dëboheshin dhunshëm nga shtëpitë e tyre.
Akademi Solemne organizohet në shenjë falënderimi shqiptarëve dhe Shqipërisë, për mikpritjen e ofruar dhe dashurinë vëllazërore që kemi përjetuar në momentet më të vështira të historisë së re të Kosovës.
Akademia do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, te Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë, për të cilën do të përkujdeset Caritas Kosova, si organi socio-karitativ i Dioqezës sonë.
PROGRAMI:
09:45 Arritja në Qendrën BogdaniPolis
10: 00 Hapja
Pikë muzikore
Rauf Dhomi “Impresionet Dardane”, interpreton në piano Lule Elezi
Fjalimet e Autoriteteve të Kosovës
-
- Fjala e nikoqirit, SH.T. Imzot Dodë Gjergji
- Fjala e Presidentit të Kosovës, SH.T. z. Hashim Thaqi
- Fjala e Kryemyftiut të Kosovës SH.T. z. Naim Tërnava
- Fjala e Pastorit të Kishës Protestante, z. Femi Cakolli
Pikë muzikore
Palok Kurti “N’jat zaman t’asaj furie” Adelina Paloja, soprano dhe Lule Elezi, piano
Fjalimet e Autoriteteve të Shqipërisë
-
- Fjala e Presidentit të Shqipërisë SH.T. z. Ilir Meta
- Fjala e Ish-Kryeministrit SH.T. z. Pandeli Majko
- Fjala e Kryetarit të Komunës së Kuksit z. Safet Gjici
Pikë muzikore
Avni Mula “Agimet Shqiptare”, Adelina Paloja, soprano dhe Lule Elezi, piano
10:45 Dëshmitë
-
- Dëshmia e SH. T. Angelo Massafra, President i Caritasit Shqipëtar
- Promovimi i Librit “MIKPRITJA”, nga LoretaToma&Flavio Cavalini
- Dëshmia e z. Tomë Preku, ish Drejtor i Caritasit Shqiptar
- Dëshmia e m. Valbona Hajdari
- Dëshmia e një çifti nga Krusha
- Dëshmia e Pastorit Erges Biti, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë
Pikë muzikore
“Mora Fjalë” interpreton Orgesa Kçiku&Daorsa Sopa, përcjellë në piano Bulza Gajtani
11:30 Pushim
11:45 Prezantimi i Porosisë së Paqes e Papa Françeskut 2020
Pikë muzikore
“Udhët e mia” interpreton Gjergj Gjergji, përcjell në piano Leon Qerkini
-
- Paraqitja e Porosisë së Papa Françskut për Ditën Botërore të Paqes
nga SH. T. Imzot Simon Kulli, ipeshkëv i Sapës.
-
- Dhënia e kontributit të besimtarëve të Kosovës Argjipeshkvit të Tiranë- Durrësit.
- Fjala përmbyllëse e Ipeshkvit Dodë Gjergji
13:00 Dreka – vetëshërbim
Pjesëmarrja Juaj do të na gëzojë dhe do ta zmadhojë gjithë frymën e falënderimit që duamë ta përçojmë nga Kosova për në Shqipëri./drita.info
« Raporti i Open Doors: 260 milion të krishterë në botë janë persekutuar gjatë vitit 2019 T’i sjellësh të tjerët te Jezusi »