Raporti i Open Doors: 260 milion të krishterë në botë janë persekutuar gjatë vitit 2019

Jan 16 • Kisha në botë

Në vitin 2019 rreth 2.983 të krishterë janë vrarë për shkak të fesë së tyre dhe 9.400 kisha (bashkë me objekte të tjera) janë demoluar, atakuar ose janë shkatërruar tërësish.

 

Së paku 260 milion të krishterë janë të persekutuar në botë: çdo i teti i krishterë ka përjetuar një nivel të lartë të persekutimit në 50 vende të botës, i renditur në Word Watch List që asociacioni Open Doors e ka publikuar në një konferencë për media pranë Dhomës së Deputetëve Italian në Romë – raportin e përditshmja italiane Avvenire, gazetë e Konferencës Ipeshkvore Italiane.

Persekutimi i të krishterëve në botë rritet si në intensitet ashtu edhe në shtrirje. “Asnjëherë gjatë historisë nuk është regjistruar një persekutim i ngjashëm antikristian” – ka thanë Christian Nanni. Në vitin 2019, 2.983 të krishterë janë vrarë për shkak të fesë së tyre si dhe 9.400 kisha janë demoluar, atakuar ose janë shkatërruar tërësish. Të krishterë të kindanpuar kanë qenë 1.052, kurse bizneset dhe shtëpitë e atakuar numri rritet në 5.2941. Mbetet shqetësues numri i abuzimeve sistematike fizike dhe seksuale kundër të krishterëve: çdo ditë 23 të krishterë abuzohen seksualisht. Gjatë vitit të kaluar numri i përgjithshëm mbërrin në 8.537 i rasteve të abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale.

Kjo “listë e zezë” e vendeve antikristiane është bërë duke pasur për bazë 5 fusha të jetës që ushtrohet presion: jeta private, familjare, e bashkësisë, kombit dhe kishës.

Vendi i parë në këtë listë është Korea e Veriut, ku gjenden 50-70 mijë të krishterë që dirgjen në burgje, pasi atyre ju është gjetur Bibla apo janë kapur duke u lutur.

Pas Koresë së Veriut, radhiten Afganistani, Somalia dhe Libia, ku vritesh nëse do të konvertohesh në të krishterë. Vendin e pestë e zë Pakistani, pastaj vijnë Eritrea, Sudan, Yemen dhe Irani, në të cilat vende të krishterët pësojnë persekutime të vazhdueshme.

Në vendin e dhjetë të listës, sipas Open Doors, radhitet India, e cila po pëson një rënie të të drejtave të pakicave, ku nuk kalon ditë pa u atakuar një kishë apo një i krishterë. E më e vështira është se këto akte abuzive dhe të dhunshme nuk dërgohen asnjëherë para drejtësisë.

Vendi i radhës me gjendje të rëndë për të krishterët është Siria, ku terroristët me proveniencë Deach dhe jihaid sulmojnë në vazhdimësi anëtarët e bashkësive të krishtera dhe objektet e tyre fetare dhe banuese./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »