Frika si provë besimi

Feb 1 • Meditimi i ditës

1 shkurt 2020 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2Sam 12, 1-7a.10-17; Ps 51, 12-17; Mk 4, 35-41)

 

Prania e Hyjit

Është e mrekullueshme të jesh së bashku me shokët, në praninë e tyre.

Kur jam me ty, o Zot, e di se jam në praninë e Krijuesit tim.

Më ke krijuar nga dashuria.

Madje edhe të gjitha fijet e flokëve i kam të numëruara.

Prania jote, o Zot, është gjëja më e madhe në botë.

 

Liria

Shumë vetë në këtë moment janë duke pësuar tmerret e luftës.
E përuli kokën në shenjë falënderimi për lirinë time personale
dhe lutem për të gjithë të burgosurit dhe të robëruarit.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala e Zotit

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Dëgjoje tekstin nga Ungjilli i sotëm
dhe lejoji vëmendjes sate të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mk 4, 35-41

 

35 Po atë ditë, kur u err, u tha nxënësve:

“Të kalojmë matanë!”

36 Ata e nisën popullin, kurse Jezusin e morën ashtu siç ishte në lundër. E përcillnin edhe lundra të tjera. 37 Ndërkaq, u çua një stuhi e madhe. Valët e detit u tërbuan aq sa hidheshin brenda e gati e mbushën me ujë. 38 Jezusi në pope flinte në nënkresë. E zgjuan dhe i thanë:

“Mësues! A nuk shqetësohesh që po mbytemi?”

39 Ai u zgjua i urdhëroi erës dhe i tha detit:

“Qetësohu! Shuaj!”

Era pushoi e u bë fashë e madhe.

40 Atëherë u tha:

“Pse jeni frikacakë? Po a ende nuk besoni?”

41 Ata i kapi frikë e madhe dhe i thoshin njëri‑tjetrit:

“Vallë, kush është ky të cilit po i nënshtrohen era dhe deti?”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

Në stuhitë dhe vështirësitë e jetës duket sikur Jezusi nuk i dëgjon klithmat e mia, sikur fle… Në lutje do ta thërras dhe pa dyshim do ta dëgjoj zërin e tij si më flet: “Qetësohu! Shuaj! Pse po frikësohesh? Po a ende nuk po beson?”

Zoti nuk i zgjidh problemet tona, mirëpo na jep hir dhe fuqi për t`i zgjidhur ato.

 

Bashkëbisedimi

Jezusi nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes që ia patën shtruar nxënësit. Në vend të kësaj, ai e bëri një vepër të mirë. A po e shoh se si Hyji nganjëherë m`i dëgjon lutjet dhe ma tregon kujdesin e vet për të mirën time?

Nxënësit e dinin se në momente nevoje mund t`i drejtoheshin Jezusit. O Zot, më ndihmo të kem më shumë besim në ty.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Jezusi e qetëson stuhinë dhe këtë e bën me gjithë autoritetin e tij – si kur zbutësi që e detyron një kafshë të shqetësuar të bindet. Tani dishepujve iu duhet ta ripërtërijnë plotësisht kuptimin e tyre të asaj me çka po përballeshin së bashku me Jezusin.

Jezusi gjithmonë përpiqet t`i plotësojë nevojat e mia – edhe atëherë kur duket se nuk po reagon, po fle. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »