Njeti i Papës Françesku për muajin shkurt: Të dëgjohet britma e emigrantëve
Në videomesazhin, me të cilin Papa Françesku i njofton botës njetin e lutjes për muajin shkurt, Ati i Shenjtë bën thirrje që të dëgjohet britma e emigrantëve, shumë prej të cilëve bien viktima të kontrabandës dhe trafikimit kriminal.
Teksti i plotë i lutjes së Papës:
Shpesh, emigrantët janë viktima të kontrabandës kriminale dhe të trafikimit të qenieve njerëzve.
Ndër arsyet e ndryshme, kjo vjen për shkak të korrupsionit të atyre, që janë gati të bëjnë gjithçka, veç të pasurohen.
Paratë nga puna e tyre e ndyrë, e fshehur, janë para të njollosura me gjak. Nuk po e teproj: janë para të njollosura me gjak.
Të lutemi që britma e vëllezërve tanë emigrantë, që bien në duart e trafikantëve të paskrupullt dhe viktima të trafikut, të dëgjohet e të merret parasysh./drita.info
« Ku e gjej mbështetjen në jetën time? Dhembshuri për të pambrojturit, të pafajshmit, naivët »