Shenjta Nënë Tereza
Nga Valdet Gashi
SHkëlqen mbi ne drit’ e paparë,
E n’zemrat tona mbjell një farë,
Një farë të dashurisë,
T’ujitur prej mirësisë,
Atje nga burimi i Shpirtit Shenjt.
Nuk ësht’gjë jeta pa dashuri,
Është kjo fjala që përhape Ti,
Nënë e dashur e botës mbarë,
Ëmbël-nga shpirti dhuron thesar.
Të sëmurë e të uritur,
Emrin Tënd si lutje e kanë,
Respekt t’bëjnë, o moj shpirtndritur,
Edhe nga qielli u rri pranë.
Zotit lavdi! Zëshëm e themi:
Aleluja! Lum që të kemi!
Shkëlqen mbi ne drit’ e paparë,
E n’zemrat tona mbjell një farë,
Një farë të dashurisë,
T’ujitur prej mirësisë,
Atje nga burimi i Shpirtit Shenjt.
Nuk ësht’gjë jeta pa dashuri,
Është kjo fjala që përhape Ti,
Nënë e dashur e botës mbarë,
Ëmbël-nga shpirti dhuron thesar.
Trëndafil hyjnor i d’lirë,
Erë e Gonxhes që shëron,
Ruaje kombin Tënd të mirë,
Engjëlli Mbrojtës le ta shoqëron!
Zotit lavdi! Zëshëm e themi:
Aleluja! Lum na qe të kemi!
(2 qershor 2016)
« Çfarë e bën njeriun të papastër? A i njoh kërkesat e zemrës sime? »