A i njoh kërkesat e zemrës sime?

Feb 13 • Meditimi i ditës

13 shkurt 2020 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1Mbr 11, 4-13; Ps 106, 3-4.35-37.40; Mk 7, 24-30)

 

Prania e Hyjit

Jezusin mund ta kërkojmë në çdo kohë të ditës a të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.
Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë të përzgjedh.
Më ndihmo që të zgjedh që të shkoj pas teje,
që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.
Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;
ata në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.
Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mk 7, 24-30

 

24 Jezusi u çua prej andej e shkoi në krahinën e Tirit. Hyri në një shtëpi e dëshironte të mos e dijë kush, por nuk mundi të mbetej i fshehur. 25 Sepse menjëherë e mori vesh një grua, vajza e së cilës kishte në trup shpirtin e ndytë. Ajo erdhi dhe u hodh para këmbëve të tij. 26 Gruaja ishte pagane me prejardhje sirofenikase. I lutej ta dëbonte djallin prej vajzës së saj. 27 Ai i tha:

“Prit njëherë të ngihen fëmijët, sepse nuk është mirë të merret buka e fëmijëve e t’u hidhet këlyshëve.”

28 Ajo u përgjigj:

“Po, Zotëri! Por, edhe këlyshët hanë nën tryezë dromcat e fëmijëve!”

29 Ai iu përgjigj:

“Shko lirisht në shtëpi se, në saje të kësaj fjale, djalli doli prej vajzës sate!”

30 Ajo shkoi në shtëpi dhe e gjeti fëmijën në shtrojë. Djalli kishte dalë.

 

Ç´po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Lutja e gruas nuk u dëgjua menjëherë. Këmbëngulja e saj ia bën me dije Jezusit se sa serioze Jezus, më fal për kërkesat e mia triviale (të parëndësishme). Më ndihmo t`i dëgjoj lutjet e mia, që të mund të mësoj se ç`është me të vërtetë më së afërti zemrës sime.
  • Është prekëse përvujtëria e kësaj gruaje: ajo kërkonte vetëm dromcat e bukës, dhe besonte se edhe kjo do të ishte e mjaftueshme. Lus, me besim, duke i kërkuar Hyjit të ma japë sot “bukën time të përditshme”.

 

Bashkëbisedimi

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për tu përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto disa minuta vetëm me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »