Gëzimi dhe pikëllimi, pjesë e jetës
28 shkurt 2020 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Is 58, 1-9a; Ps 51, 3-6a.18-19; Mt 9, 14-15)
Prania e Hyjit
Sa më shumë i përgjërohemi Zotit aq më shumë e ndjejmë praninë e tij.
Prej dite në ditë, gjithnjë e më shumë, na tërheq kah Zemra jote e butë.
Liria
O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.
Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.
Ndërgjegjësimi
Në praninë e Atij që
Pranon, shëron dhe ripërtërin
Mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur
ta përjetoj dashurinë.
Si kaloi dita e fundit?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
sesi kam ndërvepruar, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.
Fjala
Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.
Çfarë jam duke dëgjuar?
Lexoje tekstin disa herë.
Mk 9, 14-15
14 Atëherë iu afruan nxënësit e Gjonit e i thanë:
“Përse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, kurse nxënësit e tu nuk agjërojnë?”
15 Jezusi u përgjigj:
“A është e mundur të mbajnë zi dasmorët derisa të jetë me ta dhëndri? Por, do të vijë koha, kur do t’ua rrëmbejnë dhëndrin. Atëherë edhe ata do të agjërojnë.
Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- Kaloji disa momente çdo ditë duke i lejuar gëzimit të Hyjit që ta mbush zemrën tënd Kaloje ca kohë edhe duke mbajtur zi me të, sepse gëzimi për shumë vetë është humbur.
- Çdo agjërim na kujton se Zoti i çdo gëzimi vuan në popullin e tij, ndoshta në njerëzit që janë afër nesh. Lutja na sjell më afër të tjerëve dhe më afër Zotit.
Bashkëbisedimi
Ç` ndodh në mua kur lus?
A jam i ngushëlluar, i shqetësuar, apo indiferent?
E paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo është ulur pranë meje
dhe ia paraqes të gjitha çfarë ndjej.
Përmbyllja
Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Nga Kujtimet me Shkëlqesinë e tij Imzot Nikë Prela Me Zotin mund ta takojmë çdo njeri »