Me Zotin mund ta takojmë çdo njeri  

Feb 29 • Meditimi i ditës

29 shkurt 2020 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Is 58, 9b-14; Ps 86, 1-6; Lk 5, 27-32)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment

dhe mendoj për praninë jetëbërëse të Hyjit

në çdo pjesë të trupit tim, në çdo gjë rreth meje,

në tërë jetën time.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.
Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.
Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe që gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe për të fjetur.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala e Zotit

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Lk  5, 27-32

27 Pastaj Jezusi doli dhe në vendin e tatimit pa duke ndenjur një tagrambledhës, që quhej Levi. I tha: “Eja pas meje!” 28 Ai la gjithçka, u ngrit e shkoi pas tij.

29 Pastaj Levi i bëri gati në shtëpinë e vet një gosti të madhe. Bashkë me Jezusin rrinin në tryezë shumë tagrambledhës e njerëz të tjerë. 30 Farisenjtë dhe skribët e sektit të tyre, murmurisnin dhe u thanë nxënësve të tij:

“Pse hani e pini me tagrambledhës e mëkatarë?”

31 Jezusi u përgjigj:

“Të shëndoshët nuk kanë nevojë për mjek, por të sëmurit. 32 Unë nuk erdha t’i thërras të kthehen të drejtët, por mëkatarët.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Fakti që Jezusi hante dhe pinte me një tagrambledhës konsiderohej nga njerëzit si “zhvendosje e vëmendjes nga misioni i tij”. E pra, misioni i tij ishte për të na thirrur ta ndryshojmë jetën. Kur jemi të përqendruar në Jezusin, mund të hamë e të pimë me çdo njeri, pa marrë para sysh se kush është ai/ajo.
  • Ne mund ta ftojmë çdo njeri në lutjen tonë dhe të lejojmë që lutja të jetë kohë shërimi dhe falje

 

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »