Joshja e zërit tundues

Mar 1 • Meditimi i ditës

 1 mars 2020 – e diela 1-rë e Kreshmës, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Zan 2,7-9; 3,1-7; Ps 51,3-4.5-6a.12-14.17; Rim 5,12-19; Mt 4,1-11)

 

Prania e Hyjit 

Bëhu i/e vetëdijshëm/e se si ndihesh kur je duke e filluar kohën tënde të lutjes sot … Ndoshta je duke u ndier pak i/e lodhur, edhe tani kur je duke u përpjekur të lutesh – nuk

je në formë – të sillen shumë gjëra nëpër kokë, je shumë i preokupuar, shumë i lodhur. Por nëse je në këtë gjendje tani, thjesht pranoje këtë ndjenjë dhe paraqitu, megjithatë, para Zotit, ashtu si je. Dhe Zoti do të të dëgjojë dhe do të të pranojë, ashtu si je.

 

Liria

 Lutem për hirin e shenjtë

që t`i harroj brengat vetjake,

që të jem i/e hapur ndaj asaj çfarë Hyji kërkon prej meje,

që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 


Ndërgjegjësimi

 Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – raporte, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto raporte dhe falënderoj për jetën që rrjedh përmes tyre.
Disa prej këtyre raporteve janë shtrembëruar, disa janë dëmtuar, disa janë prishur:
Ndoshta për këtë arsye ndihem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lutem për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

 Edhe një herë, ne nuk jemi thjesht spektatorë në këtë dramë të jashtëzakonshme siç na paraqet ungjilli i kësaj të diele. Edhe ne jemi tunduar të bëjmë gjërat e duhura në mënyrë të gabuar ose për një arsye të gabuar. Një pjesë e disiplinës së Kreshmës ka të bëjë me të mësuarit e dallimit të impulseve, zërave pëshpëritës, siç janë ato, dhe të kesh guximin e shkrimit të shenjtë për t’iu rezistuar. Edhe ne jemi pjesë e betejës së vazhdueshme për vendosjen e Mbretërisë së parajsës në tokë. Çdo betejë e suksesshme kundër tundimit është një hap më shumë në rrugën drejt fitores përfundimtare. Leximi i kësaj fundjave është nga Ungjilli i Mateut. Dëgjoje me mend e zemër.

 

Mt  4, 1-11

1 Atëherë Shpirti i Hyjit e çoi Jezusin në shkretëtirë që ta tundojë djalli. 2 Dhe, pasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund u urit. 3 Atëherë iu afrua tunduesi dhe i tha:

“Nëse je Biri i Hyjit, urdhëro që këta gurë të shndërrohen në bukë!”

4 Por Jezusi iu përgjigj: “Shkrimi i shenjtë thotë:

Njeriu nuk jeton vetëm prej buke,

por prej çdo fjale që del nga goja e Hyjit. ’“

5 Atëherë djalli e mori dhe e çoi në Qytetin e shenjtë, e vuri në majë të Tempullit 6 dhe i tha:

“Nëse je Biri i Hyjit, hidhu poshtë, sepse Shkrimi i shenjtë thotë:

‘Për ty Hyji do t’i urdhërojë engjëjt e vet,

dhe ata do të të mbajnë para duarsh, që këmba jote të mos vritet në ndonjë gur!”

7 Jezusi iu përgjigj:

“Porse Shkrimi i shenjtë thotë edhe:

Mos e sprovo Zotin, Hyjin tënd!

8 Djalli e çoi sërish në një mal shumë të lartë, ia dëftoi të gjitha mbretëritë e kësaj bote dhe madhërinë e tyre 9 e i tha:

“Të gjitha këto do të t’i jap nëse bie përmbys para meje e më adhuron”.

10 “Atëherë Jezusi tha:

“Ik, o djall, sepse Shkrimi i shenjtë thotë:

‘Adhuroje Zotin, Hyjin tënd,

dhe shërbeji vetëm Atij!’

11 Atëherë djalli e la dhe, ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

 Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Ka kaq shumë zëra që luftojnë vazhdimisht për të tërhequr vëmendjen tonë, kaq shumë tundime në botën tonë që lëviz shpejt dhe ndryshon, a e njoh unë gjithmonë zërin e tunduesit midis gjithë atyre zërave të tjerë?
  • Cilat janë gjërat që unë e kam më të vështirë t’u rezistoj? Si mund t’i kapërcej këto tundime gjatë kësaj kohe të Kreshmës, pa marrë parasysh sa të mëdha apo të vogla janë ato?
  • Kur ta dëgjosh ungjillin sipas Mateut përsëri, vë re se sa e qartë është, veçanërisht krejt në fund, që Jezusi si ‘mbreti i Judenjve’ duhet të bëhet Zot i vërtetë i gjithë botës. Por rruga së cilës ai shkon drejt këtij Zotërimi nuk është ajo satanike, djallëzore që do ta çonte për ta përdorur atë për qëllimet e veta.

 

Bashkëbisedimi

 Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të ma tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për t`u përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
O Zot Jezus, siç i ke demaskuar tundimet dhe i ke refuzuar, na jep mençuri ta njohim zërin e tunduesit dhe forcën për t’i rezistuar.

 

Përmbyllja

 Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Jezusi do të ushqehet me fjalën e gjallë të Hyjit. Uria e jonë e vërtetë shuhet me kuptimin dhe dashurinë e fjalës së Hyjit.

Një prej formave të lutjes është që tëlejoj të më drejtohet dhe të hyjë nëzemrën time fjala e Zotit. Le të jehojë një frazë apo një fjalë nga kypasazh në mendimet e tua sot. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »