Motër Odette Marquet nderohet me dekoratën presidenciale “Urdhri i Lirisë”

Mar 1 • Kulturë

Në një ceremoni të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Parisë, më datën 14 shkurt, Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” Motra Odette Marque, për kontributin e çmuar për njohjen e historisë së Kosovës dhe përkrahjen e saj drejt lirisë dhe pavarësisë.

Në emër të Presidentit të Kosovës, dekoratën e dorëzoi Ambasadori i Kosovës në Francë, z. Qendrim Gashi.

Motra Odette Marquet, murgeshë e Kishës Katolike, është e njohur si albanologe, mbështetëse e Kosovës dhe pavarësisë së saj. Ka jetuar në Kosovë nga vitet ’70 deri në fillim të viteve ’90, kur është dëbuar nga Jugosllavia nga autoritetet e Beogradit, më pas ka jetuar në Tiranë. Momentalisht jeton ë Francë./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »