Lutja, moment lehtësimi në misterin e dashurisë së Zotit
3 mars 2020 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Is 55,10-11; Ps 34,4-7.16-19; Mt 6,7-15)
Prania e Hyjit
Ndalu një moment dhe vetëdijesohu për dëshirën tënde të jesh pjesë e diçkaje më të madhe se vetja jote. Kërkoji Hyjit ndihmë për të dalluar ndonjë dëshirë specifike që të çon në drejtim të asaj që është “diçka më e madhe” – drejt projektit të Hyjit – dhe kërkoji Hyjit t`i bekojëpërpjekjet tua për të qenë dashuri për të tjerët.
Liria
O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.
Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.
Ndërgjegjësimi
Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.
Fjala
Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë nëdisa pjesë të tij.
Mt 6, 7-15
7 E kur të luteni, mos e teproni me fjalë të kota porsi paganët: ata mendojnë se do t’u plotësohet lutja nëse thonë shumë fjalë. 8 Mos bëni si ata, sepse Ati juaj e di mirë se për çka keni nevojë para se t’i luteni.
9 Prandaj lutuni kështu:
Ati ynë që je në qiell,
u shenjtëroftë Emri yt!
10 Ardhtë Mbretëria jote!
U bëftë vullneti yt
si në qiell ashtu në tokë!
11 Bukën tonë të përditshmen na e jep sot!
12 Na i fal fajet tona,
si i falim ne fajtorët tanë!
13 E mos na lër të biem në tundim,
por na shpëto nga i Keqi!
14 Vërtet, në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, edhe Ati juaj qiellor do t’jua falë juve; 15 por, nëse ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj qiellor nuk do t’jua falë juve gabimet tuaja.”
Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- A je duke pasur vështirësi në lutjepikërisht tani? Je i/e hutuar, i/e zemëruar, i/e përgjumur? Ji i/e qetë. Nuk po di çfarë të thuash? Provo këtë lutje– Ati ynë – dhe lute pa u ngutur, ose qëndro i/e qetë, i/e heshtur nëpraninë e Zotit.
- Lutja është kohë relaksimi, moment lehtësimi në misterin e dashurisë së Hyjit, lehtësim nga tensionet dhe brengat për këtë periudhë kohore.
Bashkëbisedimi
Fjalët tua, o Zot, më mësojnë se si duhet të lutem.
Urata e mrekullueshme Ati ynë
përmban gjithçka dua të them.
Përmbyllja
Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.
« Vishuni me mirësi Çështje të shqipërimit e përshtatjes së tekstit biblik në autorë e vepra të letërsisë së vjetër shqipe (shekujt XVI-XVII) »