Besimi në Zot rritet nëpërmjet lutjes
4 mars 2020 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Jon 3,1-10; Ps 51,3-4.12-13.18-19; Lk 11,29-32)
Prania e Hyjit
Ndalu një moment dhe paramendoje se si Hyji është duke të vështruar.
Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt gëzohen për dëshirën e madhe tënde që këtë kohë po ia kushton lutjes.
Liria
O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.
Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë të përzgjedh.
Më ndihmo që të zgjedh që të ndjek ty,
që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.
Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;
ata në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.
Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.
Ndërgjegjësimi
Si po e ndiej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar.
E pranoj atë çfarë ndjej përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam përnjëmend.
Fjala
Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,
dhe do të ndalem në atë fjalë a ngjarje që më prek, që më flet pikërisht për mua.
Lk 11, 29-32
29 Pasi populli shkonte gjithnjë duke u bashkuar ai filloi të flasë:
“Kjo brezni është brezni e keqe: po kërkon një shenjë! Porse nuk do t’i jepet shenjë tjetër, përveç shenjës së Jonës. 30 Sikurse Jona u bë shenjë për ninivitët, ashtu edhe Biri i njeriut do të jetë shenjë për këtë brezni.
31 Mbretëresha e Jugut ditën e Gjyqit do të ngrihet bashkë me njerëzit e kësaj breznie dhe do t’i dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji i dheut për të dëgjuar urtinë e Salomonit. Dhe, ja, këtu është Dikush më i madh se Salomoni! 32 Njerëzit e Ninivës, ditën e Gjyqit, do të ngrihen bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojnë, sepse u kthyen me predikimin e Jonës, dhe, ja, këtu Dikush më i madh se Jona!”
Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:
- Jona është shenjë e përkujdesjes së Zotit për të gjithë njerëzit. Thirrja e tij ishte për të shkuar në një vend të largët, që s`e njihte Hyjin e tij. Ai është, gjithashtu, shenjë e përkujdesjes së Hyjit për çdo individ – kujdesej për sigurinë e Jonës. Forca e Jonës qëndronte në besimin në Zot.
- Lutja është kohë kur lejojmë që besimiynë në Zot të rritet dhe të bëhet pjesë e rëndësishme e qenies sonë.
Bashkëbisedimi
O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë
që edhe më shumë të kërkoj.
Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.
Përmbyllja
Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.
« Çështje të shqipërimit e përshtatjes së tekstit biblik në autorë e vepra të letërsisë së vjetër shqipe (shekujt XVI-XVII) Kalendari Kulturor: përvjetori i vdekjes së Don Gjon Gazullit, martir dhe atdhetar »