Dashuria e zvogëlon frikën

Mar 5 • Meditimi i ditës

5 mars 2020 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Est 4,17k-m.r-t; Ps 138,1-3.7c-8; Mt 7,7-12)

 

Prania e Hyjit

“Ndaluni e shihni se unë jam Hyji.” (Ps 46,11)
Qetësohu dhe njihe Zotin.

O Zot, fjalët e tuana çojnë në
qetësinë dhe madhështinë e Pranisë sate.

 

Liria

Do ta lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga ankthet dhe brengat vetjake,

që t`i hapem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë Tënde.

Më mëso ta njoh praninë Tënde në të tjerët.

Ma mbush zemrën me mirënjohje për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet kujdesit të njerëzve të tjerë e ke treguar dashurinë Tënde për mua.

 

Fjala

Në gjendjen momentale të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me mirëbesim.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe kuptim; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

 

Mt 7, 7-12

7 “Lypni e do t’ju jepet, kërkoni dhe do të gjeni, trokitni e do t’ju çelet! 8 Sepse, kush lyp, i jepet, kush kërkon gjen, e kush troket, i çelet.

9 Dhe, a gjendet njeri ndër ju, që po i lypi i biri bukë, i jep gur? 10 Ose, po i lypi peshk, i jep gjarpër? 11 Po ja, pra, nëse ju që jeni të këqij, dini t’u jepni gjëra të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj që është në qiell, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia lypin.

12 Gjithçka dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, bëjuani edhe ju atyre! Ja, vërtet Ligji e Profetët!”

 

Çka po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit  të Shenjtë

  • Lutja kurrë s`është e kotë. Gjërat e mira ndodhin në lutje, ndoshta edhe jo ato për të cilat dikush lutet. Lutja e hap zemrën për gjëra të mira që vijnë nga Zoti.
  • Ji mirënjohës/e në fund të lutjes për kohën që e ke kaluar me Zotin e të gjitha të mirave. Koha e lutjes është gjithmonë kohë produktive që na bën njerëz të një dashurie më të madhe.

 

Bashkëbisedimi

Për çfarë gjëje jam i/e vetëdijshëm/e kur lutem?
A po e shoh se ku jam i/e thirrurtë rritem në dashuri?
Jezusi është shoku dhe miku im konstant,
Dhe unë i ndaj përvojat dhe dëshirat e mia me të.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »