Papa Françesku: barinjtë le të parashikojnë masa që nuk e lënë vetëm popullin në kohë të pandemisë COVID-19

Mar 13 • Kisha në botë

Papa Françseku, sot, gjatë homelisë në meshën e mëngjesit në kapelën e Shën Martës, është lutur dhe ka treguar afërsi për të prekurit nga pandemia COVID-19 në të gjithë botën, dhe ka kërkuar nga Kisha që të bëjnë shoshitje baritore për masat parandaluese që merren, që mos të pezullohet shoqërimi i barinjve dhe ngushëllimi i tyre me Fjalën e Zotit, me sakramente dhe lutje.   

 

Në këto ditë jemi pranë të sëmurëve e familjeve, që vuajnë nga kjo pandemi (COVID-19). Por unë dëshiroj të lutem edhe për barinjtë, që duhet ta shoqërojnë popullin e Zotit në këtë krizë: Zoti u dhashtë forcë e aftësi të zgjedhin mjetet më të mira për të ndihmuar. Masat e rrepta nuk janë gjithnjë të mira, e edhe për këtë duhet të lutemi: që Shpirti Shenjt t’u japë barinjve aftësinë e shoshitjes baritore, që të parashikojnë masa, të cilat nuk e lënë vetëm popullin besnik të Zotit. Uroj që Populli i Zotit ta ndjejë veten të shoqëruar nga barinjtë e nga ngushëllimi i Fjalës së Hyjit, nga sakramentet e nga lutja”. – ka thënë Papa Françesku./drita.info

Comments are closed.

« »