Udhëzime të reja të Kishës Katolike për pandeminë Coronavirus COVID-19

Mar 14 • Kisha në Kosovë

Kisha katolike në Kosovë, përkatësisht Bariu i saj, Imzot Dodë Gjegji, me një letër Prot. Nr. 49/2020, Prishtina, 14/03/2020, dërguar klerit dhe besimtarëve ka bërë të njohur udhëzime të reja për gjendjen e pandemisë COVID-19 në vendin tonë. Më poshtë po e japim letrën e plotë.

 

 

Fort të dashur vëllezër meshtarë,

 rregulltarë/e

dhe ju besimtarë!

 

Të nxitur nga kujdesi i nevojshëm për të ruajtur jetët dhe shëndetin e njerëzve, në përputhje me udhëzimet e institucioneve shëndetësore në vend, por duke mos hequr dorë nga kujdesi për shpirtrat, kam vendosur që nesër, në të dielën III të kreshmëve, të kremtohet mesha si rëndom.

Me këtë qëllim, kam marr vendimet si më poshtë:

  1. Çdo besimtar lirohet nga detyrimi kishtar, për të marrë pjesë në meshën e së dielës. Jo vetëm kaq, por gjithë ata që janë në moshë, shëndetlig ose ata që supozohet senë çfarëdo rrethane kanë mund të kenë qenë të infektuar, le të qëndrojnë në shtëpitë e tyre nga ku mund ta përcjellin meshën përmes Radio Marisë Kosovë.
  2. Para meshe, domosdoshmërish duhet të dezinfektohen bankat, mundësisht dhe e gjithë kisha.
  3. Besimtarët që do të vendosin të marrin pjesë në meshë, patjetër duhet t’i dezinfektojnë duart në hyrje të Kishës. Gjatë qëndrimit në Kishë, të kujdesën që të mbajnë distancën e nevojshme sipas udhëzime të Institutit të Shëndetit Publik. Kjo nënkupton se duhet të evitohet shtrirja e dorës në momentin e shkëmbimit të paqes, por do të mjafton që këtë dhuratë shpirtërore ta përcjellim me gjeste përkatëse duke “vu dorën në zemër” ose me një përkulje të thjeshtë. Kungimi i shenjtë do t’ju ndahet besimtarët në dorë.
  4. Në famullitë si: Shën Jozefi në Stubëll, Shën Ndou në Binçë, Shën Gjon Pagëzuesinë Zllakuqan, Zoja e Këshillit Mirë në Klinë, Shën Gjergji në Budisalc, si dhe në Shenjtënoren e Zojës në Letnicë, le të thuhet vetëm një meshë.
  5. Gjatë meshës të bëhet një homeli e shkurtër, kurse në fund të meshës në mënyrë të thuktë le të nxiten besimtarët, që t’ju përmbajnë udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik dhe vendimeve të institucioneve të tjera shtetërore.
  6. Varrimet le të bëhet vetëm pjesa te shtëpia dhe te varrezat, sikur e parasheh Riti i Salikimeve. Luten besimtarët që varrimin ta bëjnë vetëm më me të afërmit e vet dhe ta përjashtojnë të pamën siç bëhet rëndom.

Këto udhëzime le të zbatohen korrektesisht derisa në një rishikim tjetër, sipas rrethanave që do të krijohen në ditët në vijim.

Ta lusim Zotin tonë Jezu Krishtin për shëndetin e të prekurve dhe të qëndrojmë pranë familjeve të tyre me kujdes dhe dashuri.

  Në Krishtin,

                                                                                + Dodë Gjergji, ipeshkëv

Shpërndaje

Comments are closed.

« »