Uratë falënderuese e shugurimit Zojës Këshillit t’Mirë

Mar 17 • Këndvështrime

O Mari, Nana e Kshillit të Mirë!
Ti je selia e dijes,
ti ma e mira kshilltare e të vuajturve,
e prijsja ndër shtigje të shelbimit,
ti kroni i mëshirës e i dashnisë,
ti arsyeja e gazmendit tonë;
e pra unë po të nderoj me gjithë fuqi të shpirtit tem,
e me gjithë zemër po të falem nderes për at dashtni amnore
që ke dëftue e dëfton pa prâ per mue.
Po të falem nderes edhe per të gjitha hiret e nderet
që mi ke bâ gjatë gjithë kohen e jetes sime.
Kjesh ndër ngushtime e ti, o Nanë e dashtun,
erdhe e mi lehtësove vuajtjet.
Kjeshë ndër dyshime, e ti ma shndrite mendjen
me këshilla të tua të shejtnueshme.
Me lot për faqe prâ, o Nana e Kshillit të Mirë,
po të zgjedhi edhe për sot e prapa
për pajtoren time mâ të fuqishme,
e per me i ndejë besës qi po ta jap,
ty po ta shuguroj e po ta fali ket të ngraten zemren time;
po, o Zojë, kjo zemra e jeme kjoftë gjithmonë
e jotja dhe e Birit tand Jezu Krishtit.
Pëlqeje, o e amla Nanë, prej sherbetorit tandë kët dhunti
të vogël bashkë me zemrat e të gjithë shejtënve,
e ban që mas tashit të jetoj për herë në shërbimin tand
e të Birit tand të hyjnueshëm.
Ndërmjet Zemrës sate e Zemrës së Jezus Krishtit
shtjere këtë zemren time, që të ndezet krejt n’dashni të hyjnueshme:

kso doret tuj të dashtë në ket jetë,
të kem fatmirsinë me të dashtë edhe për gjithmonë në qiell
në shoqni të Engjujve e të Shenjtërve.

Ashtu kjoftë.

O Kshilltarja Virgjina Mrii,
Bashkë me Krishtin n’at lumnii
Na beko n’ket shekull t’zii.

 

(Marrë nga libri At H. Dach. O. S. Aug, Marija Nana e Kshillit t’Mirë, përkthyer shqip nga Dom Lekë Bitrojt, Shtypshkronja e Zojë s’Paperlyeme, Shkodër 1918.)

 

Përzgjodhi dhe përgatiti për Dritën: Don Nikson Shabani, Vjenë

Shpërndaje

Comments are closed.

« »