Fjala dhe Ligji i Hyjit janë plotësuar në Jezusin

Mar 18 • Meditimi i ditës

18 mars 2020 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Lp 4, 1.5-9; Ps 147, 12-13.15-16.19-20; Mt 5, 17-19)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, sot në mënyrë të veçantë kam nevojë për ty.

Kryesisht kërkoj prej teje ndonjë shërbim.

Sot dëshiroj vetëm që të jem me ty.

Zemra ime t`i përgjigjet dashurisë sate.

 

Liria

Do të mundohem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,

Mund t`i lejoj vetes që të jem i/e sinqertë, ashtu siç jam.

Si po kalon dita? Si po e ndiej veten në këtë moment?

Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht për mua.

 

Mt 5, 17-19

17 “Mos t’ju shkojë ndër mend se erdha për ta shlyer Ligjin ose Profetët! Jo, s’erdha të shlyej, por të përkryej. 18 Për të vërtetë po ju them: derisa të jetë qielli e toka, asnjë germë dhe asnjë presje nuk do t’i hiqet Ligjit, por do të zbatohen të gjitha.

19 Prandaj, kushdo që do ta shlyejë njërin ndër këta urdhra, qoftë edhe më të voglin, dhe do t’i mësojë njerëzit të bëjnë ashtu, do të jetë më i vogli në Mbretërinë e qiellit; ndërsa ai që do t’i mbajë dhe do t’i mësojë, do të jetë i madh në Mbretërinë e qiellit.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

·                 O Zot, i ke kritikuar dispozitat, rregulloret që merreshin me cikërrima, të cilat i ishin shtuar ligjit të Hyjit. I ke përmbledhur ligjin dhe profetët në dashurinë ndaj Hyjit dhe të afërmit.

·                 Ti nuk ia ke kthyer shpinën të kaluarës, por e ke thelluar ndjenjën tonë për të parë se ku ndodhemi para Hyjit: ne nuk jemi mbikëqyrës të ligjit të kapluar nga skrupujt – kur ngurrojmë e  përmbahemi për të vepruar a për të mbajtur një qëndrim, që vjen nga druajtja se mos bëjmë diçka në kundërshtim me rregullat e moralin, një padrejtësi a një punë të keqe – por jemi bijtë e tu të dashur.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »