Litanitë e Shejtit Sh’Jozef

Mar 18 • Këndvështrime

Litanitë e Shejtit Sh’Jozef

 

O Zot, ki mëshirë.

O Krisht, ki mëshirë.

O Zot, ki mëshirë.

O Krisht, ndina ne.

O Krisht, ndëgjona ne.

 

Ati prej qielli Zot,                                                 ki mëshirë për ne.

Biri, Shpërblyesi i botës Zot,                           

Shpirti Shejt Zot,                                                   

Shejtja Trini nji i vetëm Zot,                           

 

Shenjtja Mari,                                                                      lutu për ne!

Shenjti Sh’Jozef,                                                                 lutu për ne!

Pinjolli fisnik i Davidit,                                                     

Drita e Patriarkëve ,                                                        

Fati i Nanës së Tenzot,                                                     

Rojsi i pastër i Virgjërës,                                                  

Shujtimtari i të Birit të Zotit,                                          

Mprojtori i censhem i Krishtit,                                       

Kryet e Konakut fatbardhë,   

Sh’Jozef fort i drejtë , 

Sh’Jozef fort i paster,    

Sh’Jozef fort i kujtueshëm,     

Sh’Jozef fort i qindrueshëm,    

Sh’Jozef fort i ndigjueshëm,   

Sh’Jozef fort besnik,    

Pasqyra e durimit,   

Dashamiri i vobsis,   

Pasqyra e puntoris,   

Ndera e jetës shpijake,   

Rojsi i Virgjërave, 

Shtylla e konaqeve,    

Ngushllimi i të mjerëve,   

Uzdaja e të smuetëve,   

Pajtori në fill të vdekjes sonë,   

Mndera e djemneve,   

Mëndorsi i Shejtes Kishë,                                                                lutu për ne!

 

O Qengji i Zotit, që shlyen mëkatet e botës,                             ndiena ne!

O Qengji i Zotit, që shlyen mëkatet e botës,                             ndëgjona ne!

O Qengji i Zotit, që shlyen mëkatet e botës,                            ki mëshirë për ne!

 

Jezu Krisht, Shejtja Mri, Shejti Sh’Jozef,

Juve po ju fali zemrën e shpirtin tem.

Jezu Krisht, Shejtja Mri, Shejti Sh’Jozef,

ju më delni zot në fill të vdekjes seme.

Jezu Krisht, Shejtja Mri, Shejti Sh’Jozef,

Në paqë me ju kjoftë deka jeme.

Ashtu kjoftë!

 

O Shejt, mi të gjithë fort i dejë me qenë nderue e dashtë per plotni të virtyteve ma të zgjedhuna, e për at lumni e pushtet të posaçëm që ka ndërmjetësia jote, unë para madhnisë të Jezu Krishtit, qi në tokë të zgjodh per me I kenë në kamë të babës, e para Zojës së bekume, të cillës I pate kenë shenjue porsi fat fort I dlir, sot po të zgjedhi për ndërmjetësin e mëndorsin tem ma të madhin: e ngultas po tjap fjalën qi kurrë s’kam me të lshue, por madje, sa ku të di e të mundem, kam me të nderue e më të levdue. Me gjithë zemër pra po të lutem qi të më pelqejsh nen hije e nen pajtori tande porsi sherbëtorë të gjithmonshëm. Ma ngjit dorën nder të gjitha punët e mia, më del zot përherë para Jazu Krishtit e Zojës, e mos më lsho në fill të vdekjes time. Ashtu Kjoftë!

 

Jezu Krisht Zoti i vërtetë
Ban që të due sa të kem kyvet.
O Zojë Mri, Nana e Tenzot
Kundra armiqve ti më del zot.
O Sh’Jozef, o Rojës besnik,
Ngjitna dorën në çdo rrezik.
Jezu Krisht, Sh’Jozef, Mari,
Në dorë ju më paçi në ket shkreti,
E mbas të vështirash të kësaj jete,
Me ju gzofsha në selamet.
Ashtu Kjoftë.

 

(Marrë nga P. Angelo Sereggi, Moji i Marcit jose Mojit i Sh’Jozefit, Shkoder, shtypsh. Zojës së Papërlyeme 1923.)

 

Përgatiti për Dritën: Don Nikson Shabani

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »