Puna e të shuguruemit të gjithë vetveten Sh’Jozefit

Mar 18 • Këndvështrime

 

O Shenjt, mi të gjithë fort i dejë me kenë nderue e dashtë për plotni të virtyteve ma të zgjedhuna, e për at lumni e pushtede të posaçme qi ka ndermjetsija e pajtorija e jote, unë para madhnis të Jezu Krishtit, qi në tokë të zgjodh per me i kenë në kamë të babës, e para Zojës së bekueme, të cilës i pate kenë shenjue porsi fat fort i dlir, sot po të zgjedhi për ndërmetsin e mëndorsin t‘em ma të madhin: e ngultas po t‘ap fjalën qi kurrë së kam me të lshue, por madje, sa ku të di e të mundem, kam me të nderue e me të levdue. Me gjith zemër pra po të lutem qi të pelqejsh nen hije e ne pajtori t‘ande porsi sherbtuer të gjithmonshëm. M‘a njit doren nder të tana punët e mija, më del zot përherë para Jezu Krishtit e Zojës, e mos më lësho në fill të mordes s‘eme.  Ashtu kjoftë.

 

*   *   *

 

Bashkë le të bahet gjithkund krishtenimi

Para lterit të Sh’Jozefit tuj ramun.

Tuj e lutun me zellë pa ja damun

Ma të lumnueshmin e të bardhë Patriarkë.

 

Sytë e dashtun prej nesh, aman, silli

O Sh’Jozef, se po gjindena në vajë;

E prej Papës syt e t‘u mos i dajë

Mjeshter fejet qi kurrë nuk gabon.

 

Me dorë t’ande ti rueje ket fe,

Ti gjith krajlat denjou me i paque;

Deh! po të lusim në rrugë shejte me i çue

Djelmt e ri, qi të levdojnë me kët kangë!/drita.info

 

(Marrë nga P. Angelo Sereggi, Moji i Marcit jose Mojit i Sh’Jozefit, Shkoder, shtypsh. Zojës së Papërlyeme 1923. f. 235, 240)

 

Përgatiti për Dritën: Don Nikson Shabani

Shpërndaje

Comments are closed.

« »