Kur Mikeli kryengjëll mrekullisht e shpëtoi Romën nga një murtajë vdekjeprurëse – Historia mbinatyrore e Castel Sant’Angelo

Mar 19 • Këndvështrime

A e keni dëgjuar këtë histori të mrekullueshme për Castel Sant’Angelo?

Castel Sant’Angelo (shq. Kështjella e Engjëllit të Shenjtë) është një kështjellë e madhe afër qytetit të Vatikanit me një statujë gjigante të Shën Mikelit kryengjëll në kulm. Kjo statujë na kujton një histori të mrekullueshme të dashurisë dhe kujdesit të Zotit për popullin e tij me ndërmjetësinë e engjëjve.

Rreth vitit 590 A.D., Roma po pësonte një murtajë të tmerrshme që i shkaktonte shumë vdekje. Papa Shën Gregori i Madh u lut dhe e thirri ndihmën e engjëjve për të luftuar këtë epidemi. Papa kremtonte meshë dhe bënte procesione pa pushim nëpër Romë duke u lutur dhe duke përdorë kemin.

Shën Mikaeli, kryengjëll më vonë u shfaq në majë të kështjellës me shpatën e tij.

Në librin “Legjenda e Artë: Lexime mbi shenjtërit”, autori Jacobus de Voragine shkruan:

“Murtaja ishte duke shkatërruar Romën, dhe Papa Gregori urdhëroi që procesioni të vazhdonte të bënte qarkun e qytetit, dhe marshuesit të këndonin litanitë. Një Figurë e së Lumes Mari Virgjër bartej në procesion. “

“Dhe ja! Papastërtia helmuese e ajrit u përkul para Figurës sikur ikte prej saj dhe nuk ishte në gjendje t’i rezistojë pranisë së saj: kalimi i Figurës së Marisë Virgjër solli një qetësi dhe pastërti të mrekullueshme në ajër. Thuhej gjithashtu se zërat e engjëjve u dëgjuan rreth figurës duke kënduar… ”

“Atëherë Papa pa një engjëll të Zotit duke qëndruar sipër kështjellës së Crescentius, duke fshirë një shpatë të përgjakur dhe duke e mbuluar. Gregori e kuptoi që kjo i dha fund murtajës, siç ndodhi me të vërtetë. Pas kësaj kështjella u quajt Kështjella e Engjëllit të Shenjtë ”.

Papa Shën Gregori i Madh atëherë ndërtoi statujën e Shën Mikaelit në majë të kështjellës, i cili paraqet mbrojtësin e Romës dhe Kishës.

Le t’i drejtohemi Shën Mikaelit kryengjëll në mposhtjen e pandemisë coronavirus!

Shën Mikaeli kryengjëll, ju lutem na mbroni në këto ditë akthi dhe beteje!/drita.info

 

Marrë nga https://churchpop.com/  

Përktheu: Rev. “Drita”

 

LUTJA MIKELIT KRYENGJËLL

O Shën Mikel kryengjëll,

ndihma jonë në luftë kundër të keqes

dhe kurtheve të Djallit.

Udhëheqës suprem i ushtrisë qiellore,

me hirin që ta ka dhënë Hyji,

lidhe të Keqin në fund të ferrit

dhe gjithë shpirtrat tjerë të ndytë

që enden nëpër botë për të bjerrë zemrat e njerëzve.

Papa Leoni XIII

Shpërndaje

Comments are closed.

« »