Mos ki frikë

Mar 19 • Meditimi i ditës

19 mars 2020 – E enjte, Shën Jozefi (e kremte), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2Sam 7,4-5a.12-14a.16; Ps 89,2-5.27.29; Rom 4,13.16-18.22; Mt 1,16.18-21 (ose: Lk 2,41-51a))

 

Prania e Hyjit

Me gjithë krijimin, jam i/e zhytur në Hyjin.
I lejoj vetes të lirohem nga e kaluara dhe e ardhmja, në mënyrë që t`i lë të gjitha brengat e mia në duart e Zotit, dhe që të jem thjesht me Zotin, këtu dhe tani.

 

Liria

I kërkoj Hyjit të të gjitha mirësive
Dhe Atit të të gjithë përdëllimeve,
Ta dërgojë Shpirtin Shenjt.
Që të më lirojë t`i shoh të gjitha të mirat që më janë dhënë e që më rrethojnë.
Për të më çuar në liri Hyji dëshiron që unë të gëzohem.

 

Ndërgjegjësimi

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

ma kujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Asnjëherë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta dëgjoj tekstin me mend e zemër.

 

Mt 1,16.18-21.24a

 

16 Jakobit i lindi Ë, fati i Marisë,

prej së cilës lindi Jezusi që quhet Krisht.

18 Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu:

Maria, nëna e tij, pasi u fejua me Ën, para se të banonin së bashku, u gjend shtatzënë për virtyt të Shpirtit Shenjt.

19 Tashti Ë, i fejuari i saj, pasi ishte njeri i drejtë e nuk donte ta çnderonte botërisht, mendoi ta linte fshehtazi. 20 Posa në mendjen e vet vendosi të bëjë kështu, ja, iu duk në ëndërr engjëlli i Zotit dhe i tha: “Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë, të fejuarën tënde, sepse foshnja që është zënë në të, u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. 21 Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tij.”

24 Ë, si u zgjua nga gjumi, bëri siç i urdhëroi engjëlli i Zotit.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

·                     Ka diçka qetësisht guximtare te Shën Jozefi. Në kulturën e kohës së tij ai duket se është në një situatë të pamundur, por vepron me integritet dhe dhembshuri. Ai përballet me një pyetje që e ndryshon jetën: përgjegjësinë e madhe …  pastaj e ndjen praninë e Hyjit, në një farë mënyre shumë afër tij, duke i thënë fjalë të tilla të njohura: Mos ki frikë … ‘Mos ki frikë’. ky mesazh gjithmonë duket të jetë një nga nënshkrimet se Hyji është afër nesh. A e ke ndier këtë – Hyjin në një farë mënyre duke të të thënë ‘Mos ki frikë’ – në përvojën tënde të jetës?

·                     Gjuha figurative e ëndrrave të Ët është pjesërisht një mënyrë për të përshkruar njohjen e tij graduale se shpirti i mirë i Hyjit është vazhdimisht në vepër në jetën e tij. Ai mësoi t’i dëgjonte ëndrrat e veta, kështu që kur i duhej të merrte vendime të mëdha, e dinte nga eksperienca e qartë se çfarë të besonte, edhe në kohë të vështira. A mund të kujtohet se e ke ndier ndonjë model të momenteve të mira në jetën tënde – jo domosdo në ëndrra të njëmendta, por momente kur me të vërtetë e ke ndjerë se mund të besosh se ke qenë i/e udhëhequr në drejtimin e duhur apo ke qenë i/e nxitur për të marrë një vendim të mirë, edhe nëse ishte një kohë e vështirë?

  • Ndërsa e dëgjon përsëri leximin, hyr në vendin e Ët. Imagjinoje se si ishte për të. Si ndihej ai. Vë re besnikërinë e tij, dëshirën e tij për të bërë gjënë e duhur, gatishmërinë e tij për ta dëgjuar Hyjin, guximin e tij të qetë …

 

Bashkëbisedimi

Pse të mos i lejosh vetes që të ëndërrosh një a dy momente për të gjitha shpresat e tua … për të gjithë njerëzit që do të doje t’i mbash të sigurt … për çdo situatë në të cilën do t’i gëzoheshe inkurajimit dhe bindjes, sigurisë së Hyjit.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Të qenurit i/e hapur ndaj Hyjit ishte cilësia e madhe që Ë posedonte. Diçka ndodhi në ëndërr që e çoi atë për të besuar në thirrjen e Hyjit madje në rrethana të çuditshme të shtatzënisë së gruas së tij të ardhshme.

Lutja është një kohë e thellimit të besimit në Zot. Besimi do të thellohet më vonë në punën e përditshme të Ët si njerk i Jezusit. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »