Falja e mëkateve pa prift? Papa kujton si Zoti na fal përmes Punës së Pendimit

Mar 20 • Këndvështrime, Kisha në botë

Njerëzit që janë në prag të vdekjes e pa kapelanë, do të thotë pa priftërinj, familjet e mbyllura në shtëpi që nuk janë në gjendje të arrijnë deri tek meshtari për shkak të emergjencës COVID-19: në homelinë e Meshës kremtuar në Shën Martë, Papa Françesku citon Katekizmin e Kishës dhe “punën e pendimit”, që në saje të Mëshirës së Zotit na i shlyen a heq mëkatet në pritje për të mundësisë së rrëfimit sakramental.

 

 

Salus animarum, shpëtimi i shpirtrave, ky është ligji suprem i Kishës, kriteri themelor interpretues për përcaktimin e asaj që është e drejtë. Kjo është arsyeja pse Kisha, kërkon gjithmonë, në çdo mënyrë, për t’u ofruar mundësinë e pajtimit me Zotit p të gjithë atyre që duan, që janë në kërkim, në pritje ose që, në çdo rast, janë të vetëdijshëm dhe e kuptojnë gjendjen e tyre dhe ndjejnë nevojën që të jenë të mirëpritur, të dashur e të falur nga Zoti.

Në këto kohë emergjence për shkak të pandemisë, me njerëzit seriozisht të sëmurë dhe të izoluar në repartet e terapive intensive, si dhe të familjeve që u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur përhapjen e infeksionit, është e dobishme t’ua rikujtojmë të gjithëve pasurinë e traditës. Këtë e bëri Papa Françesku gjatë homelisë së Meshës kremtuar, të premten më 20 mars, në Shën Martës.

“E di që shumë prej jush, për Pashkë – tha Papa – shkoni për t’u rrëfyer për ta pajtuar veten në paqe me Zotin. Por shumë të tjerë sot do të më thonin: “Po mirë, o at, ku mund të gjej një meshtar, një rrëfyestar, sepse nuk mund të largohet nga shtëpia? E unë dua të pajtohem me Zotin, dua që Ai të më përqafojë, që babain im të më përqafojë … Si mund të bëj, nëse nuk gjej meshtarë?” Ju bëni atë që thotë Katekizmi”.

“Është shumë qartë: nëse nuk gjen një meshtar për t’u rrëfyer, shpjegoj Papa – fol me Zotin, Ai është babai yt, e në bisedë me Të thuajani të vërtetën: ” O Zoti im, kam bërë çmosin, kam bërë këtë, këtë, këtë … Më fal”, e kërkoni falje me gjithë zemër, e me Punën e Pendimit premtoni se: “Më vonë do të rrëfehem, , por më fal tani!”. E menjëherë, ju do të kthehesh në hirin e Zotit. Ti vetë mund t’i afrohesh, siç na mëson Katekizmi, faljes së Zotit, pa pasur afër një meshtar. Mendoni ju: Është koha! E ky është çasti i volitshëm, koha e duhur. Me një Punë Pendimi bërë mirë, bëni që shpirti ynë të bëhet bardhë si bora”.

Papa Françesku kur flet për kërkimin e faljes së Zotit për mëkatet tona, në pamundësi të kremtimit të Sakramentit të Pajtimit (Rrëfimit) tek një meshtar, i referohet numrave 1451 dhe 1452 të Katekizmit të Kishës katolike, promovuar nga shën Gjon Pali II e përpiluar nën drejtimin e Prefektit të atëhershëm të Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë, Josef Ratzinger.

 

Nga Katekizmi i Kishës katolike lidhur me Veprimet e pendestarit dhe Pendimin thuhet:

1451    Ndër veprimet e pendestarit, pendimi zë vendin e parë. Ai është «dhimbja e shpirtit dhe dënimi i mëkatit të kryer, të shoqëruara nga vendimi për të mos mëkatënuar më në të ardhmen»[1].

1452    Kur vjen nga dashuria për Zotin mbi çdo gjë tjetër, pendimi quhet «i përsosur» (pendim për shkak të dashurisë ndaj Zotit, contritio). Një pendim i tillë fal fajet e lehta; me të arrihet edhe falja e mëkateve mortore, me kusht që të merret një vendim i prerë që, sapo të jetë mundësia, të bëhet rrëfimi sakramentor[2].

Për “pendimin”, Katekizmi, duke cituar Koncilin e Trentit, mëson se ndërmjet punëve të  nevojshme për t’u rrëfyer mirë, në jetën e pendestarit “puna apo akti i pendimin” e “zë vendin e parë”. Do të thotë ‘të pendohesh për mëkatet e bëra”, pastaj t’i japësh fjalën Zotit për të mos bërë më etj. Kështu nga Katekizmit të gjithë besimtarët i kanë mësuar se cilat janë punët e nevojshme për t’u rrëfyer mirë. Pra, ‘Puna e Pendimit’ është “dhimbja e shpirtit, pendimi për mëkatet që kemi bërë, e premtimi dhënë Zotit për të mos i bërë, për të mos i përsëritur më mëkatet në të ardhmen”.

“Kur vjen nga dashuria e Zotit të dashur mbi të gjithçka, vazhdon Katekizmi – puna e pendimit quhet e “përsosur” (pendimi i dashurisë bamirëse). Ky pendim i falë mëkatet e lehta apo të vogla; fiton edhe faljen e mëkateve të rënda apo të vdekshme, atëherë kur vendos që, sa më parë të jetë e mundur, do të shkosh për të bërë rrëfimin sakramental”. Prandaj, në pritje të marrjes së zgjidhjes së fajeve apo të marrjes së faljes për mëkatet e bëra nga meshtari, në emër të Jezu Krishtit Shëlbues, sapo rrethanat lejojnë, është e mundur që me këtë Akt apo me Punë Pendimi të falesh menjëherë. Edhe kjo është pohuar që nga Koncili i Trentit, në kapitullin e 4-të të Doktrinës së sakramentin të Pendesës ( Doctrina de sacramento Paenitentiae), ku thuhet se Puna e Pendimit shoqëruar nga qëllimi për t’u rrëfyer e “pajton njeriun me Zotin, që më përpara se kjo shenjë të pranohet realisht”.

Një mënyrë a udhë për mëshirën e Zotit është e hapur për të gjithë, i përket traditës së Kishës dhe mund të jetë e dobishme për të gjithë e në një mënyrë të veçantë për ata që në këtë moment, janë afër të sëmurëve në shtëpi dhe në spitale.(radio vatikani)/drita.info

 

————————————————

[1] Koncili i Trentos: Denz-SchÖnm., 1676.

[2] Krh. Koncili i Trentos: Denz-SchÖnm., 1677.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »