Gjashtë këshilla si ta ndiqni Meshën e Shenjtë nëpërmjet televizionit dhe internetit

Mar 20 • Këndvështrime

A e ndiqni Meshën e Shenjtë përmes televizionit dhe internetit? Ja 6 këshilla që do të na ndihmojnë të jemi të zhytur në mendime dhe shpirtërisht në Meshën e shenjtë.

 

Prelatura personale “Opus Dei”, e themeluar në vitin 1928 nga shenjti spanjoll Josemaria Escriva, ka publikuar gjashtë këshilla në portalin e saj se si t`i qaseni Meshës së Shenjtë në televizion apo internet.

Karantina dhe izolimi i detyruar nuk duhet të jenë pengesë për pjesëmarrjen e përditshme në Meshën e Shenjtë. Dioqeza të shumta dhe mediet katolike na ofrojnë mënyra për të përcjell Meshën në internet ose në televizion. Sigurisht, nuk është gjithmonë e lehtë të jesh i kujdesshëm dhe i devotshëm kur e dëgjon Meshën në këtë mënyrë. Kjo është arsyeja pse ju bëjmë disa sugjerime se si ta bëjmë këtë më devotshëm në këto rrethana.

Zhvillimi teknologjik na lejon të ndjekim Meshën e Shenjtë pavarësisht nga dispozitat e detyrueshme – megjithëse kurrë nuk mund të zëvendësojë plotësisht praninë fizike reale në kremtimin e Eukaristisë! Sidoqoftë, në këto rrethana këshillohet të bashkoheni shpirtërisht në këtë mënyrë me Krishtin, Kishën, famullitarin apo misionarin dhe tërë bashkësinë famullitare.

 

  1. Bashkohuni me të tjerët

Është më mirë të mos e ndiqni Meshën vetëm, kështu që përpiquni të bëni gjithçka me familjen tuaj ose të paktën me një anëtar të familjes. Kur vëmendja e të gjithëve është e unifikuar, është më lehtë të përqendroheni. Zgjidhni kohën që i përshtatet më së miri orarit të të gjithëve dhe bëjeni atë ngjarje familjare të ditës.

 

  1. Krijoni atmosferën e duhur

Kujdesuni për atmosferën në dhomë. Për shembull, mund të vendosni një kryq ose një figure të Zojës së Bekuar pranë televizorit apo kompjuterit dhe ndizni një qiri ose dy nëse i keni.

 

  1. Vishuni

Vishuni si duhet për rastin: ndoshta jeni në shtëpi, por lini pizhamet për shtrat kurse trenerkat (kostumin sportiv) për stërvitje.

 

  1. Mendoni

Mundohuni ta ndiqni Meshën ashtu sikur të ishit në famullinë tuaj, ngrihuni kur Ungjilli lexohet, uluni kur vjen momenti të uleni, gjunjëzohuni kur çohet hosta… Të gjitha këto gjeste janë plot kuptime.

 

  1. Lutuni për kungimin shpirtëror

Edhe pse nuk mund ta marrësh Krishtin në Eukaristi, mund të lutesh për kungim shpirtëror. Kjo është lutja të cilën e pat lutur Shën Josemaria: ‘Dëshiroj të të pranoj, o Zot, me atë dëlirësi, përvujtëri dhe devotshmëri me të cilën të pranoi Nëna jote e Shenjtë. Me shpirt dhe zjarr të shenjtërve.’ Ka edhe shumë lutje të tjera.

 

  1. Pse të nxitosh?

Mos u nxitoni: Mesha ka një vlerë të jashtëzakonshme dhe kemi kaq shumë arsye për t’u lutur tani. Qëndroni disa minuta pas meshës dhe lutuni për të gjithë: për të ndjerët, të sëmurët, punonjës të kujdesit shëndetësor, zyrtarë qeveritarë dhe, natyrisht, Kishën, Papën, ipeshkvinjtë dhe famullinë tuaj./drita.info

 

Autori: opusdei.org/laudato.hr/D.R. Përkthimi.: Revista “Drita”

Shpërndaje

Comments are closed.

« »