#PRAYFORTHEWORLD: lutja e veçantë e Papës për ta mundur pandeminë COVID-19
Papa Françesku nëpërmjet një videomesazhi, të lëshuar prej iniciativës “Rrjeti Botëror i Lutjes së Papës”, ka kërkuar të bashkohemi në lutje drejtuar Virgjërës Mari, duke e thirrur mbrojtjen e saj në këtë kohë sprove që po e kalon bota.
Një video e veçantë për një kohë të veçantë, do të mund ta quanim këtë mesazh të Papës, në kohën e pandemisë së coronavirus, i cili po e gjunjëzon tërë botën.
Papa ka dashur të tregojë afërsinë e tij ndaj atyre që po vuajnë për shkak të pandemisë, falënderim për ata që janë të angazhuar në frontin e parë, dhe një ftesë për unitet në lutje për ta mundur së bashku pandeminë vdekjeprurëse.
Ky është teksti i lutjes së Papës që është shpërndarë në të gjithë gjuhet e mëdha botërore:
“Të gjithë së bashku të lutemi për të sëmurët, për njerëzit që vuajnë. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehim, o Nëna e Zotit. Na i prano lutjet tona, neve që jemi në sprovë, dhe na liro nga çdo rrezik, o Virgjëra e lavdishme dhe e lume. I falënderoj të gjithë të krishterët, të gjithë burrat e gratë vullnetmirë që lusin për këto çaste, të gjithë të bashkuar, çfarëdo qoftë tradita e tyre fetare të cilës i përkasin.”./drita.info
« A dëshiron të shërohesh? Lutja ime drejtuar Engjëllit Rojës që të shkojë për mua në meshë »