Lutja ime drejtuar Engjëllit Rojës që të shkojë për mua në meshë
O Engjëll i shenjtë, që rri pranë meje,
shko në Kishë për mua.
Gjunjëzohu për mua në meshën e shenjtë,
aty ku unë dëshiroj të jem.
Gjatë kushtimit të dhuratave,
merr gjithçka kam dhe gjithçka jam
dhe paraqiti për mua
si sakrificë mbi Altar.
Kur të bie zilja e kushtimit,
adhuroje me dashurinë serafike
Jezusin e fshehur në Hosten e Shenjtë,
që zbret nga lartësitë e Qiellit.
Pastaj, o Engjëll im, lutu për të gjithë ata që i dua fort,
por edhe për ata që më shkaktojnë dhimbje,
që Gjaku i Jezusit ta pastrojë çdo zemër,
e t’i ngushëllojë shpirtrat që vuajnë.
E, kur meshtari ta ngritë Kungimin,
oh, ma sjell te unë Zotin tim,
që Zemra e ëmbël e Tij të qëndroj në mua
e unë të jam tempulli i tij.
Lutu, që kjo Fli hyjnore
t’i shlyej mëkatet e njerëzimit;
Pastaj, o Engjëll im,
ma sjell bekimin e Jezusit në shtëpinë time,
pengun e çdo hiri. Amen.
Burimi: https://catholictruth.net/CTNet_RC/en/archive.asp?d=20150924S
Përktheu nga anglishtja: Donika Palokaj
« #PRAYFORTHEWORLD: lutja e veçantë e Papës për ta mundur pandeminë COVID-19 Të lejosh të lind Zoti në ty »