SELIA E SHENJTË: Dekret për kremtimin e Festës së Pashkëve

Mar 28 • Kisha në botë

KONGREGATA PËR KULTIN HYJNOR

DHE DISIPLNINËN E SAKRAMENTEVE

 

 

Prot. N. 153/20

 

DEKRET

Në kohën e COVID-19

 

      Në  kohën e vështirë që jemi duke jetuar për shkak të pandemisë së COVID-19, duke konsideruar rastin e pengesës për ta kremtuar liturgjinë në mënyrë bashkësiore në kishë si udhëzime të ipeshkvijve për territoret në kompetencën e tyre, kësaj Kongregate i kanë ardhur kërkesa në lidhje me festat e afërme të Pashkëve. Në lidhje me këtë jepen udhëzime të përgjithshme dhe disa sugjerime ipeshkvijve.

1 – Në lidhje me datën e Pashkëve. Zemra e vitit liturgjik, Pashka nuk është një festë si të tjerat: e kremtuar në harkun e tri ditëve. Treditëshi Pashkvor, i paraprirë nga Kreshma dhe e kurorëzuar nga Pashkët, nuk mund të zhvendoset.

2 – Mesha e Krizmës. Duke vlerësuar rastin konkret në vende të ndryshme, ipeshkvi ka autoritetin ta shtyjë për një datë të mëtejshme.

3 – Udhëzime për Treditëshin Pashkëvor.

        Aty ku autoriteti civil dhe kishtar ka dhënë masa shtrënguese, për Treditëshin Pashkvor duhet përmbajtur kësaj që vijon:

         Ipeshkvijtë do të japin udhëzime, në marrëveshje me Konferencën Ipeshkvore, me qëllim që në kishën katedrale dhe në kishat famullitare, megjithëse pa pjesëmarrje fizike të popullit, ipeshkvi dhe famullitarët t’i kremtojnë misteret liturgjike të Treditëshit të Pashkëve, duke i lajmëruar besimtarët për orën e fillimit në mënyrë që të mund të bashkohen në lutje në banesat e veta. Në këtë rast ndihmojnë mjetet e komunikimit telematik të drejtpërdrejt, jo të regjistruar përpara.

         Konferenca Ipeshkvore dhe secila dioqezë të ofrojë mjete mbështetëse për të nodhmuar lutjen familjare dhe personale.

Të Enjten e Madhe, në kishat katedrale dhe famullitare, në masën e mundësisë reale të përcaktuar nga autoritetet kompetente, meshtarët e famullisë mund të bashkëkremtojnë Meshën e Darkës së Zotit; në mënyrë të jashtëzakonshme të gjithë meshtarët u jepet e drejta për ta kremtuar këtë ditë, në një vend të përbashkët, Meshën pa popull. Larja e këmbëve, që është fakultative, nuk kremtohet. Në përfundim të Meshës së Darkës së Zotit nuk bëhet procesioni dhe i Shenjtërueshmi Sakrament të ruhet në tabernakull. Meshtarët që nuk kanë mundësi të kremtojnë Meshën, do të kremtojnë Mbrëmësoren (khs. Liturgjia e orëve).

Të Premten e Madhe, në kishat katedrale dhe famullitare, në masën e mundësisë reale të përcaktuar nga autoritetet kompetente, ipeshkvi ose famullitari kremton Mundimet e Zotit. Në Lutjen e Gjithëmbarshme ipeshkvi dioqezan do të kujdeset të caktojë një mjet të veçantë për të sëmurët, të vdekurit, ata që gjenden në situata turbullimi (khs. Meshtari romak, f. 249, nr. 13).

Të Dielën e Pashkëve. Vigjilja e Pashkëve: kremtohet vetëm në kishat katedrale e famullitare, në masën e mundësisë reale të përcaktuar nga autoritetet kompetente. Për “Hyrjen kremtore të Vigjiljes ose Liturgjinë e Dritës” anashkalohet ndezja e zjarrit, ndizet qiriu dhe, pa u bërë procesioni, kryhet shpallja pashkvore (Exsúltet). Vijon “Liturgjia e fjalës”. Për “Liturgjinë e pagëzimit”, përtërihen vetëm premtimet pagëzimore (khs. Meshari romak, fq. 296, nr 55). Pastaj “Liturgjia eukaristike”.

   Ata që në asnjë mënyrë nuk mund të bashkohen në Vigjiljen Pashkvore të kremtuar në kishë, të lusin Shërbesën e Leximeve të caktuar për të Dielën e Pashkëve (khs. Liturgjia e orëve).

     Për manastiret, seminaret, bashkësitë rregulltare, le të vendosë ipeshkvi dioqezan.

    Shprehjet e përshpirtshme popullore dhe procesionet që pasurojnë ditët e Javës së Madhe dhe të Treditëshit të Pashkëve, sipas gjykimit të ipeshkvit dioqezan do të mund të zhvendosen në ditë të tjera të përshtatshme, si p.sh. më 14 dhe 15 shtator.

   De mandato Summi Pontificis pro hoc tantum anno 2020

 

Nga Selia e Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, 19 mars 2020, e kremtja e Shën Jozefit, pator i Kishës universale.

                                                                                               

                                                                                             Kardinal Robert Sarah

                                                                                                             Prefekt

                                                                                                                                                       + Arthur Roke  

                                                                                                                                             Argjipeshkëv Sekretar

Shpërndaje

Comments are closed.

« »