Pretendimi mahnitës i jezusit

Apr 2 • Meditimi i ditës

2 prill 2020 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zan 17, 3-9; Ps 105, 4-9; Gjn 8, 51-59)

 

Prania e Hyjit

Tashti të gjitha mendimet po i drejtoj kah ti, o Zot.

Po i lë anash të gjitha brengat dhe preokupimet e mia

dhe kërkoj pushim dhe këndellje në afërsinë tënde.

 

Liria

Do të mundohem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Atij që
Pranon, shëron dhe ripërtërin
Mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur

ta përjetoj dashurinë.

Si kaloi dita e fundit?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
sesi kam ndërvepruar, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala e Zotit

Fjala e Hyjit na vjen nëpër Shkrimin Shenjt.

E dëgjoj me gjithë vëmendjen time, me mendjen time dhe me zemrën time, në mënyrë që të dëgjoj vërtet fjalën e Zotit dhe ta ruaj atë.

 

Gjn 8, 51-59

51 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

ai që e zbaton fjalën time,

askurrë s’do ta shohë vdekjen”

52 [Atëherë] judenjtë i thanë:

“Tani po shohim qartë se je i djallosur. Abrahami vdiq e vdiqën edhe profetët, e ti thua: Ai që zbaton fjalën time, askurrë s’do ta shohë vdekjen.’ 53 A mos je ti më i madh se Ati ynë Abrahami, i cili vdiq? Po edhe profetët vdiqën. Kush kujton se je?”

54 Jezusi u përgjigj:

“Nëse unë e lavdëroj vetveten,

lavdi im është asgjë;

ka kush më lavdëron ‑ im Atë,

për të cilin ju thoni: ‘është Hyji ynë’,

55 por ju nuk e njohët,

përkundrazi unë e njoh.

Po t’ju thoja se nuk e njoh,

do të isha gënjeshtar si ju.

Por unë e njoh

dhe e mbaj fjalën e tij.

56 Abrahami, ati juaj, galdoi në shpirt

nga dëshira për ta parë Ditën time.

E pa dhe u gëzua.”

57 Atëherë judenjtë i thanë:

“Ende nuk je as pesëdhjetë vjeç dhe e pe Abrahamin!”

58 Jezusi u përgjigj:

“Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

përpara se të ishte Abrahami,

UNË JAM!”

59 Atëherë kapën gurë për ta gjuajtur, por Jezusi u fsheh dhe doli prej Tempullit.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimi të Shenjtë:

 

  • Thuajse tingëllon sikur Jezusi po bën një luftë këtu. Ai me siguri nuk po godet me asnjë grusht. Ai po thotë qartë se si i sheh gjërat, pavarësisht se a po pajtohet audienca e tij, apo edhe a po kupton. Cila është përgjigjja jote e parë ndaj Jezusit kur ai është në këtë gjendje shpirtërore?
  • Jezusi bën pretendimin mahnitës se kushdo që e zbaton fjalën e tij nuk do ta shohë kurrë vdekjen. Judenjtë tregojnë, në mënyrë të arsyeshme, se njerëzit më të mëdhenj që kanë njohur ndonjëherë, Abrahami dhe të gjithë profetët, të gjithë kanë vdekur. Pra, nëse je dikush që përpiqet të mbajë fjalën e Jezusit, çfarë do të thotë për ty pretendimi i tij këtu?
  • Në fund të këtij fragmenti, Jezusi thotë: “Para se të ishte Abrahami, unë jam”. Kur Moisiu kishte takuar Perëndinë në kaçubën që digjej dhe e pat pyetur për emrin e tij, atij iu tha që ishte thjesht “Unë jam”. Ndërsa e dëgjon përsëri këtë fragment, vë re se çfarë të tregon se si Jezusi e kupton veten dhe misionin e tij.

 

Bashkëbisedimi

Është thënë se dikush që flet siç flet Jezusi këtu është ose i çmendur, ose i keq, ose me të vërtetë Zoti paska ardhë në tokë. Flisni me këtë Jezus për disa momente tani se çfarë do të thotë ai për ty.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Jezusi i ungjillit e di se kush është. Ai e ka të njohur se po takohet me opozitën, të cilën e përbëjnë udhëheqësit fetarë dhe shtetëror. Jezusi sheh hipokrizinëe tyre fetare dhe ai e di që vetë vjen nga Hyji.

Njerëzit mund të krijojnë Perëndinë në  shëmbëlltyrën e vet – sipas mendimit të vet. Më mbajttë të përvuajtur lutjanë zemër dhe mendje.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »