Zemrat tona t`i përngjajnë zemrës së Krishtit
3 prill 2020 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Jer 20, 10-13; Ps 18, 2-7; Gjn 10, 31-42)
Prania e Hyjit
Zot i dashur, më ndihmo që të hapem krejt me ty
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.
Mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.
Liria
Hyji sillej me mu ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë:
më mësonte. (Shën Injaci)
Do ta kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra për të cilat Hyji duhet të më mësojë,
dhe do të lus për hirin që t`i vërej
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.
Ndërgjegjësimi
Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,
ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mund ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?
Fjala e Zotit
Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,
dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.
Gjn 10, 31-42
31 Judenjtë rishtas kapën gurë për ta vrarë. 32 Jezusi iu përgjigj:
“Ju tregova shumë vepra të mira të Atit tim. Për cilën ndër to doni të më vritni me gurë?”
33 Judenjtë iu përgjigjën:
“Nuk duam të të vrasim me gurë për shkak të ndonjë vepre të mirë, por për shkak të blasfemisë: pse ti, duke qenë njeri, e bën veten Hyj!”
34 Jezusi iu përgjigj:
“A nuk shkruan në Ligjin tuaj:
‘Unë thashë: hyjni jeni?’
35 Nëse i quajti hyjni ata,
të cilëve u qe drejtuar fjala e Hyjit
‑ e Shkrimi i shenjtë nuk mund të zhbëhet ‑
36 si atëherë ju, atij që Ati e shuguroi
dhe e dërgoi në botë,
mund t’i thoni: ‘Po blasfemon’
pse thashë: Jam Biri i Hyjit?
37 Nëse nuk i bëj veprat e Atit tim,
mos më besoni.
38 Por nëse i bëj,
po edhe nëse nuk më besoni mua,
besojuni veprave,
që ta merrni vesh e ta kuptoni
se Ati është në mua
dhe unë në Atin.”
39 Prapë deshën ta kapin, por u doli prej duarve.
40 Jezusi doli prapë matanë Jordanit, në atë vend ku më parë Gjoni pagëzonte dhe zuri vend atje. 41 Shumë erdhën tek ai dhe thoshin: “Gjoni, njëmend, nuk bëri asnjë mrekulli, por, gjithçka tha për këtë njeri, u vërtetua.” 42 Atje besuan shumë në të.
Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:
- Veprat e Jezusit janë vepra dashurie. Kjo është dashuri që e kemi të njohur nga ai – dashuri deri në vdekje. Atë që shohim te Jezusi, e shohim edhe te Ati. ÇfarëAti sheh në Jezusin, atë e sheh dhe i pëlqen në ne.
- Të lutemi që zemrat tona t`i përngjajnë zemrës së Jezusit.
Bashkëbisedimi
O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.
Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.
Faleminderit që më do.
Përmbyllja
Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.
« Studime psikologjike: Disa momente kritike të raporteve prind – fëmijë Nëse duam që nesër të mos na gjykojë historia »