Të sakrifikosh për shpëtimin e të tjerëve!

Apr 4 • Meditimi i ditës

4 prill 2020 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ez 37, 21-28; Ps: Jer 31, 10-13; Gjn 11, 45-56)

 

Prania e Hyjit 

Gjatë kohës së këtij qëndrimit tim në këtë moment, Hyji është këtu i pranishëm,
ai i jep jetë jetës sime dhe gjithë asaj që më rrethon.

Do të qëndroj në heshtje një moment,
dhe do të bëhem i/e vetëdijshëm/e për praninë e Hyjit.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.
Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës që po kalon,
ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala e Zotit

Lutu Shpirtit Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 


Gjn 11, 45-57

45 Atëherë shumë judenj që kishin ardhur te Maria, kur panë çka bëri Jezusi, besuan në të. 46 Disa prej tyre shkuan te farisenjtë dhe u treguan çka bëri Jezusi. 47 Atëherë kryepriftërinjtë dhe farisenjtë thirrën Këshillin në kuvend. Thoshin: “Çka të bëjmë? Ky njeri po bën shumë mrekulli! 48 Nëse e lëmë kështu, të gjithë do të besojnë në të, atëherë do të vijnë romakët e do të na e rrënojnë Vendin e shenjtë dhe .”

49 Njëri prej tyre, Kajfa ‑ kryeprifti i atij viti ‑ u tha:

“Ju s’po dini asgjë! 50 Nuk mendoni se është më mirë për ju të vdesë vetëm një njeri për , se të mbarojë krejt populli!”

51 Nuk i tha këto fjalë prej vetvetes, por, pse ishte kryeprifti i atij viti ‑ profetizoi se Jezusi do të vdiste për popull. 52 Madje, jo vetëm për popull, por edhe që bijtë e Hyjit të shpërndarë t’i bashkojë në një. 53 Po atë ditë vendosën ta vrasin.

54 Për këtë arsye Jezusi nuk dilte më botërisht ndër judenj, por shkoi prej andej në një vend afër shkretëtirës, në qytetin që quhet Efraim dhe aty banoi për disa kohë bashkë me nxënësit.

55 Ishin afër Pashkët e judenjve. Shumë vetë nga ai vend u ngjitën në Jerusalem para Pashkëve për t’u pastruar. 56 E kërkonin Jezusin dhe, ndërsa qëndronin në Tempull, i thoshin njëri‑tjetrit: “Çka ju thotë mendja: a thua ai nuk ka ndërmend të vijë për Festë?”

57 Kryepriftërinjtë dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër: nëse ndokush e merr vesh ku gjendet Jezusi, të lajmërojë që të mund ta kapnin.


Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit  të Shenjtë:

 

  • Jezusi nuk është lider politik që do ta bashkojë popullin. Ai është bariu i mirë që na bën bashkësi në udhëtimin tonë pas tij, ai që së shpejti do të vdesë për ne.
  • Kajfa ishte kryeprift vetëm një vit – dhe çfarë ironie – ai që do ta dënojë Jezusin shpejt do të harrohet.

 

Bashkëbisedimi

O Zot, emrin tim e ke shkruar në pëllëmbët e duarve të tua.
Madje edhe nëse më harrojnë të tjerët, ti këtë nuk do ta bësh kurrë.

 

Përmbyllja 

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Ati ynë…
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »