Hyrja në dramën e zymtë të javës së madhe

Apr 6 • Meditimi i ditës

6 prill 2020 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 42, 1-7; Ps 27, 1-3.13-14; Gjn 12, 1-11)

 

Prania e Hyjit

E kundroj praninë e Hyjit që gjithmonë është pranë meje me dashuri,

në mesin e shumë gjërave që po ashtu ndikojnë në mua.

Ndalem dhe lutem që t`i lejoj

që të ndikoj në të jetuarit tim, në jetën time, në këtë moment.

 

Liria

Le të mos të shqetësojë asgjë, asgjë nuk të shqetëson. Ndërsa të gjitha gjërat zhduken, Zoti është i pandryshueshëm. Ji i/e durueshëm/e, sepse me Zotin në zemrën tënde, asgjë nuk mungon. Zoti është i mjaftueshëm.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më pranon krejtësishtashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertënë lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe se si jam përgjigjur?
I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala e Zotit

I jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më lë mbresa.


Gjn 12, 1-11

1 Gjashtë ditë para Pashkëve Jezusi erdhi në Betani, ku jetonte Lazri, të cilin Jezusi e ngjalli prej së vdekuri. 2 Aty ia bënë gati darkën. Marta u shërbente e njëri ndër ata, që ishin në tryezë me Jezusin, ishte Lazri. 3 Atëherë Maria mori një libër parfum nardi të pastër e shumë të shtrenjtë, ia leu këmbët Jezusit dhe ia fshiu me flokët e vet. Shtëpia u mbush me erën e këndshme të parfumit. 4 Atëherë, Judë Iskarioti ‑ njëri prej nxënësve të tij, ai që kishte në mend ta tradhtonte ‑ tha: 5 ”Pse nuk u shit ky parfum për treqind denarë e nuk iu nda skamnorëve?” 6 Foli kështu, jo pse kishte fort kujdes për skamnorë, por pse ishte vjedhës e pasi ai e mbante qesen, vidhte çka vihej brenda.

7 Atëherë Jezusi tha: “Lëre! Le ta bëjë këtë për ditën e varrimit tim! 8 Skamnorët i keni gjithmonë me ju, kurse mua nuk do të më keni gjithmonë.”

9 Një shumicë e madhe judenjsh mori vesh se Jezusi po gjendej atje dhe erdhën, jo vetëm për shkak të Jezusit por edhe për të parë Lazrin, të cilin e ngjalli së vdekuri. 10 Atëherë kryepriftërinjtë vendosën të vrasin edhe Lazrin, 11 sepse, për shkak të tij, shumë judenj i linin ata dhe besonin në Jezusin.


Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Tani kemi hyrë në dramën e zymtë të Javës së Shenjtë – Javës së Madhe; dhe hasim në historinë e një darke dramatike në leximin e sotëm, ku Marta dhe Maria dhe Lazri (por kryesisht dy motrat) po i thonë “faleminderit” Jezusit për rikthimin në jetë të Lazrit. Cila është gjendja shpirtërore e kësaj “darke”? Si e imagjinon skenën ..?
  • Çfarë po mendon Judë Iskarioti kur ai flet për “dhënien e parave për të varfërit”? Si e imagjinon ti këtë bisedë, si të tingëllon? Toni i zërit të Judës… Përgjigja e Jezusit…
  • Ndërsa e dëgjon përsëri leximin, bëhu i/e vetëdijshëm/e për faktin se me siguri je duke medituar në këtë moment në izolim ose mbyllje … Si të flet fragmenti veçanërisht në këtë kohë? 

 

Bashkëbisedimi

Dhurata eMarisë – dhurata më e shtrenjtë që ka mundur të gjejë. Jezusi ishte zemërhapur për të marrë dhuratën e saj, ndërsa të tjerët kishin nevojë për parapër të blerë atë.

Cila është dhurata ime që do t’ia jap atij sot gjatë kësaj kohe të lutjes? Kushtoja dhuratën e zemrës tënde qëdashuron.

Tani bisedo me Zotin, ose ndoshta me Jezusin, për atë që ndjen në fund të gjithë kësaj.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Ati ynë…

Të adhurojmë, o Krisht e të bekojmë, se me Kryqin Tënd të Shenjtë, e shpërbleve botën mbarë.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »