Si reagoj ndaj kryqit: e braktis, e luftoj apo e përqafoj?

Apr 7 • Meditimi i ditës

7 prill 2020 – e martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

Filloduke marrëfrymëthellë, duke pranuar dashurinëe Zotit, dritëne Krishtit, urtinë eShpirtit të Shenjtë. Nxjerritë gjithashqetësimet e tua, sfidat e tuadhefrikën tënde. Gjatë këtyre momentevereflektoj se çka mund të bëjpër t’u përgatitur përZotin.

 

Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë të përzgjedh.

Më ndihmo që të zgjedh që të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

ata në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Në këtëmoment, oZot, po i drejtoj mendimete mia kah Ti.

Do t`i lëmënjanëpunët dhe preokupimet e mia.

Do të pushojdhe rifreskohem nëpraninë tënde, o Zot.

 

Fjala e Zotit

Fjala e Hyjit vjen tek ne nëpërmjet Shkrimit Shenjt.
Shpirti Shenjt ma ndriçoftë mendjen dhe zemrën në mënyrë që tu përgjigjem nxitjeve të ungjillit.
Që t`i dua të afërmit si vetveten.
Që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 

Gjn 13, 21-33.36-38

 

21 Si i tha këto, Jezusi, i tronditur në shpirt, shpalli:

“Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

njëri prej jush do të më tradhtojë.”

22 Atëherë nxënësit shikuan njëri‑tjetrin duke mos ditur për cilin po fliste. 23 Njëri prej nxënësve, ai, të cilin Jezusi e donte veçanërisht, ishte në tryezë përbri parzmës së Jezusit. 24 Atëherë SimonPjetri i dha shenjë ta pyeste Jezusin për cilin po thoshte: 25 Ky atëherë iu mbështet Jezusit në parzëm dhe e pyeti:

“Zotëri, cili është?”

26Jezusi iu përgjigj:

“Ky, të cilit po ia jap kafshatën pasi ta ngjyej në kupë.”

Atëherë e ngjeu kafshatën [e mori dhe] ia dha Judës së SimonIskariotit. 27 Pas kësaj kafshate në të hyri djalli.

Atëherë Jezusi i tha:

“Ç’ke në mend të bësh, bëje shpejt!”

28 Askush prej atyre që ishin në tryezë nuk e mori vesh pse i tha ashtu. 29 E, pasi Juda mbante qesen, disa menduan se Jezusi i tha të shkojë të blejë çka duhet për festë, ose t’u japë ndonjë gjë skamnorëve.

30 Juda, posa mori kafshatën, menjëherë doli jashtë. Ishte natë.

31 Pasi Juda doli përjshta, Jezusi tha:

“Tani u lavdërua Biri i njeriut!

Edhe Hyji u lavdërua në të!

32 [Nëse Hyji u lavdërua në të]

edhe Hyji do ta lavdërojë atë në vetvete.

Po, madje menjëherë do ta lavdërojë!

33Fëmijëzit e mi!

Edhe pak kohë jam me ju!

Do të më kërkoni,

por, siç u thashë judenjve,

tani po ju them edhe juve:

‘ku unë po shkoj,

ju nuk mund të vini.’

36SimonPjetri i tha:

“Zotëri, ku mendon të shkosh?”

Jezusi [iu] përgjigj:

“Ku unë mendoj të shkoj, ti tani nuk mund të më ndjekësh; por më vonë do të më ndjekësh.”

37 “Zotëri ‑ i tha atëherë Pjetri‑ E pse tani nuk mund të vij pas teje? Unë do ta jap jetën për ty!”

38Jezusi u përgjigj:

“Ti do ta jepësh jetën tënde për mua? Përnjëmend, përnjëmend po të them: para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë!”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Hyjit lavdërohet në mënyra të ndryshme. Ai lavdërohet në mundimet e Jezusit, sepse çdo gjë që është bërë, është bërë nga dashuria.
  • Edhe duke e dërguar Judën jashtë është fillimi i mundimeve – dashurisë që do të rezultojë në dashurinë e kryqit.

 

Bashkëbisedimi

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përfundimi

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »