15 mendimet e jashtëzakonshme të Shën Jeronimit tonë

Apr 8 • Këndvështrime

  1. I urti para se të flet, mendon shumë.
  2. Fytyra është pasqyra e shpirtit.
  3. Si është fillimi, ashtu do të jetë edhe mbarimi.
  4. Një miqësi e cila mund të përfundon, nuk është miqësi e sinqertë.
  5. Kush nuk di të flas, le të mësohet të heshtë.
  6. Çdo ditë ndërrohemi, çdo ditë vdesim, megjithatë mendojmë se jemi të përjetshëm.
  7. Dashuria nuk njeh rregulla.
  8. Të krishterë nuk lindim, por bëhemi.
  9. Puno që Djalli të të gjejë gjithnjë të zënë me punë.
  10. Qetësia e shpirtit lehtëson dhembjen e trupit.
  11. Fillo qysh tash të jesh ai që do të jesh në të ardhmen.
  12. Pasaniku është i padrejtë ose pasardhësi i një njeriut të padrejtë.
  13. Mikun e kërkon për një kohë të gjatë, gjendet me zor, ruhet me vështirësi.
  14. Vërtet, Zoti nuk dëshiron të sheh si shohim ne njerëzit. Njeriu e sheh fytyrën e njeriut, ndërsa Zoti e sheh zemrën e tij.
  15. Eukaristia është veprim e jo vetëm dëgjim – veprim jete… E diela është dita e të krishterëve, dita jonë…

Përzgjodhi dhe përgatiti për Dritën: Don Lush Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »